×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK i vlerëson të paligjshme subvencionet e Haskukës ndaj firmës së babait

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka krijuar rast të konfliktit të interesit. Kështu po e vlerëson Agjencia Kundër Korrupsionit.

    Kjo agjenci ka konfirmuar për lajmi.net, se ky rast përbënë konflikt të interesit.

    AKK-ja ka thënë se kjo bije ndesh me Ligjin Nr. 06/L-011.

    “Agjencia Kundër Korrupsionit, ju njofton se në parim në kuptim të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, sipas nenit 13.2, thuhet se: Ndërmarrja në të cilën zyrtari i lartë ka pronësi apo pjesë të pronësisë, e drejtuar nga personi i besuar apo i afërm, nuk kanë të drejtë të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike.

    Bazuar në këtë dhe në sqarim të drejtë të dispozitave ligjore të Ligjit Nr. 06/L-011  Çdo zyrtar gjatë ushtrimit të funksionit të tij publik, në bazë të njohurive të tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetë deklarimin paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesit të tij privat ose të personave të afërm me të lidhur me vendimmarrjen në një çështje të caktuar, që mund të bëhet shkak për lindjen e një konflikti të interesit dhe të tërhiqet nga kjo vendimmarrje”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

    Biznesi i cili ka emër tregtar  DPT “MMM”, ka për aktivitet primar “Tregtinë me pakicë e mallrave të tjera të reja, në dyqane të specializuara”. Në këtë biznes akoma figuron si pronarë, babai i ndjerë i kryetarit Haksuka, Daver Haskuka, ndërsa person i autorizuar është vëllai i kryetarit Mytalip Haskuka.

    Biznesi me emër tregtar “MMM”, duket se emrin e ka marrë nga inicialët e parë të ermëve të kryetarit Mytaher Haskuka dhe dy vëllezërve të tij, Mytalip e Myxhahid Haskuka.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës. Brenda saj rezultoi të kishte vetëm...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Lajme13 Shtator 2024
    Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës,...
    Të tjera
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...
    Sport13 Shtator 2024
    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri, Al-Ittihad. Mitaj u transferua në Arabinë...
    Sport13 Shtator 2024
    Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka thënë se pret që edhe shumë futbollistë të tjerë evropiane do t’i bashkohen atij në elitën e...
    Sport13 Shtator 2024
    Pas pushimit ndërkombëtar, sonte rikthehet futbolli i ligave të Europës. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes St. Etienne dhe Lille, ku...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vite e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.