×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen kontratat për oksigjen në spitale, nga nesër fillon furnizimi

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Spitalet rajonale në Kosovë nga nesër, thonë nga SHSKUK’ja, se do të nisin të furnizohen me oksigjen. Shumë prej spitaleve së fundmi janë përballur me mungesë të oksigjenit. Në media është raportuar  për mungesën dhe për furnizimin e qytetarëve me oksigjen jomedicional nëpër pompa të benzinit.

    Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës sot ka nënshkruar kontratat e reja për furnizim me oksigjen.

    Selami Krasniqi, shef i prokurimit në SHSKUK ka bërë të ditur për Express se janë kryer të gjitha procedurat për kontratat e reja për furnizim me oksigjen të cilat edhe janë nënshkruajtur sot.

    Ai ka bërë të ditur se nga dita e nesërme do të fillojë leferimi i oksigjenit.

    “Kontratat e reja hynë në fuqi ditën e nënshkrimit, që do të thotë se operatorët ekonomikë menjherë prej datës 10.12.2020, fillojnë liferimin me oksigjen nga kontratat e reja”, ka thënë ai.

    Krasniqi ka treguar edhe për operatorët të cilët do të merren me furnizim të institucioneve publike shëndetësore me oksigjen.

    “Kontrata për oksigjen të lëngët është nënshkruar me operatorin Ekonomik “Medical Group”. Kontrata për oksigjen të gaztë (me bombola) është nënshkruar me operatorin Ekonomik “Medica””, ka thënë ai.

    Kontratat për furnizim me oksigjen disa herë ishin pezulluar për shkak të kërkesave të operatorëve ekonomikë. Kësisoj, edhe spitalet rajonale kishin mbetur pa furnizim.

    Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri ka bërë të ditur për Express se kanë filluar të furnizohen me disa bombola të oksigjenit dhe se kanë arritur të krijojnë edhe rezerva.

    “Ne furnizohemi përmes SHSKUK-së me oksigjen nga kompania “Medical Group”. Ne na kanë sjell disa bombola të reja dhe kemi krijuar rezerva, gjendja është më e mirë tani”, ka theksuar ai.

    Ndërsa, edhe nga Spitali i Gjilanit, përkundër vështirësive në furnizim, kanë bërë të ditur se asnjë nga pacientëve nuk po ju mungon oksigjeni.

    Për shkak të mungesës së vazhdueshme të oksigjenit, Kosova ka lidhur marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të oksigjenit

    Me mungesë të këtij të fundit është ballafaquar edhe Spitali i Gjilanit.

    Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli ka thënë për Express se kanë bërë përpjekje që të lidhin marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për furnizim me oksigjen, për shkak të mungesës së tij.

    Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se kjo marrëveshje është arritur.

    Derisa institucionet publike shëndetësore në vend ballafaqoheshin me mungesë të oksigjenit, nga Ministria e Shëndetësisë ishte thënë për Express, se nuk është në kompetencën e tyre furnizimi me oksigjen, kësisoj duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.