×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Kasaforta në Zyrën e Presidentit nuk është hapur

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gazmend Bytyqi ishte sot i ftuar në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7.

    Ai foli për dyshimin se me ndihmën e IT së Presidencës dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara e që po thuhet se ky veprim u krye nga një zyrtar i Agjencisë së Inteligjencës.

    “Ne besojmë që nuk ka pasur shkelje atë natë. Nuk e dimë se çfarë denoncimi ka bërë kryeparlamentarja Osmani, por ne duhet të kemi shumë kujdes në sektorin e sigurisë. AKI-ja i kryen të gjitha detyrat e veta në bazë të ligjeve dhe besoj që nuk kemi një shkelje të AKI-së”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së është intervistuar shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi. Bytyqi theksoi se ai i njoftoi për punët që po bën AKI-ja duke mos dhënë më shumë detaje për shkak të konfidencialitetit të informative.

    “Morëm informacione për punën që bën AKI-ja dhe informacione të tjera përfshirë edhe informacionet lidhur me këtë rast. Çështjet janë konfidenciale dhe nuk është diçka që mund të them apo të nxjerr ndonjë informacion që mund ta dëmtoj procesin”, ka deklaruar Bytyqi.

    Për s ai përket raportimit për hapjen e kasafortës në zyrën e presidentit ai tha se më shumë është bërë zhurmë mediale.

    “Më shumë është bërë zhurmë mediale sesa që kemi informacione nga institucionet. Me shefin e AKI-së kemi biseduar edhe për çështje të tjera dhe ka qenë raportim i rregullt dhe korrekt i tij”, është shprehur ai.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës. Brenda saj rezultoi të kishte vetëm...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Lajme13 Shtator 2024
    Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës,...
    Të tjera
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...
    Sport13 Shtator 2024
    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri, Al-Ittihad. Mitaj u transferua në Arabinë...
    Sport13 Shtator 2024
    Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka thënë se pret që edhe shumë futbollistë të tjerë evropiane do t’i bashkohen atij në elitën e...
    Sport13 Shtator 2024
    Pas pushimit ndërkombëtar, sonte rikthehet futbolli i ligave të Europës. Ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes St. Etienne dhe Lille, ku...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për tri vite e gjysmë të kësaj qeverie, atyre nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.