×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Boshko Soldatoviq dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e nëntë civilëve shqiptarë afër Vukovarit

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Gjykata e Lartë në Beograd miratoi një vendim për dënimin e Boshko Soldatoviqit me 15 vjet burgim për vrasjen e nëntë civilëve shqiptar, më 11 nëntor 1991, në qytetin kroat të Bogdanovcit, jo shumë larg Vukovarit.

    Organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila merret me krimet e luftës, vlerësoi se dënimi ishte i drejtë dhe i përshtatshëm për peshën e veprës së kryer.

    “Gjykimi filloi më 16 janar 2020 dhe përfundoi më 8 dhjetor 2020, me miratimin e vendimit të shkallës së parë, gjë që e bën këtë procedurë shumë efikase dhe njëkohësisht një shembull të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme. Deri më tani, kjo është procedura e shkallës së parë më e shpejta në Serbi dhe kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Fondi për të Drejtën Humanitare në një deklaratë.

    Më 12 dhjetor 2018, Prokuroria e Krimeve të Luftës ngriti një aktakuzë kundër Soldatoviqit, një anëtar i Policisë Ushtarake të Brigadës së Dytë të ish-Ushtrisë Jugosllave (JNA).

    Ai akuzohej se më 11 nëntor 1991, në Bogdanovc, e cila ishte nën kontrollin e JNA-së, pranë ndërtesës së bashkësisë lokale, vrau nëntë shqiptarë.

    Bazuar në dëshminë e bashkëluftëtarëve të Soldatoviqit, gjykata vërtetoi se ai i kishte kryer këto vrasje, ndërsa dëshmitarët – që nuk ishin dëshmitarë okularë të drejtpërdrejtë – pretenduan se midis anëtarëve të JNA-së është thënë se këta civilë u vranë nga Soldatoviq.

    Fondi për të Drejtën Humanitare kujtoi në deklaratë se Prokuroria e Krimeve të Luftës në korrik të vitit 2019 ngriti padi penale kundër komandantit të JNA-së, Dushan Lonçar për krime në Bogdanovc, sepse si komandant i brigadës, anëtar i të cilit ishte Soldatoviq, ai nuk bëri asgjë për të përcaktuar se kush vrau civilë, megjithëse ishte i pranishëm fizikisht në Bogdanovc.

    Në vitin 2016, Fondi paraqiti një tjetër ankesë penale kundër Lonçar në Prokurorinë e Krimeve të Luftës për një krim të kryer në qytetin kroat të Lovas më 1991, kur Lonçar urdhëroi një sulm ndaj një “popullsie civile armiqësore”.

    Deri më sot, Prokuroria nuk ka filluar një hetim kundër Lonçarit për asnjëren nga këto dy krime, tha Fondi për të Drejtën Humanitare. /REL/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Zyra e Kryeministrit ka bërë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një  sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje. Sinjali raporton se bazuar në dyshimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.