×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve përmes zgjedhjeve të reja

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka nevojë për rilegjitim të institucioneve, e kjo sipas ish-kryeministrit bëhet duke shkuar në zgjedhje të reja.

    Këto komente, Kurti i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

    Aty ai ka bërë të ditur se mbrëmë ka pasur një takim me drejtorin e Global Europe Progam, në kuadër të Ëilson Center me bazë në ShBA, Daniel Hamilton, dhe me dhjetëra ekspertë të ndryshëm ndërkombëtar nga Grupi Punues për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kësaj Qendre.

    “ I shoqëruar nga Sekretari ynë për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, prezantova mbi përvojën dhe sfidat e qeverisjes sonë në nivelin qendror në pranverën 2020, mbi përgatitjet tona në kuadër të qeverisjes alternative me pesë shtylla përkatëse të saj, dhe mbi rezultatet e suksesshme elektorale në Besianë e në komunën veriore të Mitrovicës që konfirmuan rritjen e madhe të VETËVENDOSJE!-s”, ka thënë ai.

    Kurti shton se dialogu me Serbinë ka qenë gjithashtu një nga temat e takimit.

    “Situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu me Serbinë ishin po ashtu ndër temat kryesore të takimit. Aty paraqita qëndrimin tonë se dialogu duhet të jetë parimor dhe i definuar mirë, se Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve përmes zgjedhjeve të reja, kurse Serbia ka nevojë për demokratizim dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjithashtu, theksova se nuk duhet të synohet medoemos një përmbyllje e shpejtë e dialogut, por duhet t’i japim përparësi përmbajtjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

    Për ne ishte shumë e vlefshme t’i dëgjojmë mendimet dhe analizat e pjesëmarrësve mbi çështjet e shumta të diskutuara, si situata politike në ShBA, shanset e restaurimit të raportit trans-atlantik për rajonin tonë, niveli i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe masat për parandalimin dhe kufizimin e ndikimit të tyre autoritar etj. Në fund të diskutimit, u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, tha Kurti.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. KQZ-ja përmes një komunikate për media ka bërë...
    Vip27 Shtator 2024
    27 shtatori shënon një ditë të bukur e të trishtë për Vesa Lumën. Sot është ditëlindja e babait të saj të ndjerë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.