×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një ditë, ngrihën 47 aktakuza ndaj 57 personave në Kosovë

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Prokurori i Shteti ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë ngritur 47 aktakuza ndaj 57 personave.

    Sipas Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për masën e përaburgimit ndaj 4 personave.

    Njoftimi i plotë:

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza,

    kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

    Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor kundër një (1) personi.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj një (1) personi të mitur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.