Asamblisti i pavarur në Kuvendin Komunalë të Pejës, Gëzon Berisha , përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, i’a ka bërë një thirrje publike kryetarit të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit, për t’i ndihmuar familjet me asistencë sociale.
Berisha, ka kërkuar që shuma e mjeteve në vlerë prej 30 mijë euro të cilat janë ndarë për dekorimin e sheshit për festat e fund vitit, të shkojnë në llogari të familjeve në nevojë, pasi që sic thotë ai pandemia e coranavirusit ka prekur shumë qytetarë të Pejës.
Ai, gjithashtu ka kërkuar që një pjesë e mjeteve të ndahen edhe për pjesëtaren e Policisë së Kosovës, Visare Hyseni, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rënd.
Kjo nuk është hera e parë që asamblisti Berisha, kërkon që interesi qytetarë të jetë primar, ai edhe më herë ka pasur iniciativa të tilla për t’i ndihmuar qytetarët e Pejës.
Postimi i plotë i tij:
Thirrje publike për K.K Pejë, për ndihmë ndaj qytetarëve,
Pasi që për dekorimin e sheshit për festat e fund vitit u ndanë 30 mijë euro, por po del se tenderi u anulua për shkak se të njëjtën punë e ka kryer një biznes nga Peja.
Unë, mendoj se ndarja e këtyre mjeteve nuk ka qenë e nevojshme të bëhet, përderisa sheshi ka vite që nuk dekorohet, dhe duke e pasur parasysh qe vendi është ne gjendje të jashtëzakonshme nga pandemi( orën policore) dhe varfërinë në të cilën gjenden qytetarët e Pejës, kam kërkuar disa herë që të ndahet një fond për familjet me kushte të rënda ekonomike, dhe barna esenciale për të prekurit nga COVID-19.!
Ne jemi për qytetarët, përderisa ata vuajnë për gjerat elementare, për barna të kushtueshme për shërimin e këtij virusi, ç’na duhet dekorimi i sheshit?!
Tani kërkoi nga Kryetari dhe Kuvendi Komunal që shuma prej 30 mijë ero qe ka qenë e paraparë të shpenzohet për këtë tender, që një pjesa e këtyre mjeteve të kaloi për ndihmë për shërim të pjesëtares së Policisë së Kosovës Visare Hyseni, ndërsa pjesa tjetër të kaloi në një fond për këto familje me nevoja, dhe jo vetëm kjo shumë…!
Parat janë te qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet, ta ndjejnë dorën e shtetit kur kanë nevoja!
Urgjentisht të merret parasysh kjo krekës, ne te kundërtën do të kërkoj edhe Seancë të jashtëzakonshme, që qytetarët të gëzojnë përkrahje!
G.B