×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 150 mijë punëtorë të sektorit privat nuk do të marrin asnjë cent nga Trusti“

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kuvendi i Kosovës, të premten e 4 dhjetorit, e ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Sipas këtij ligji, qytetarëve u mundësohet tërheqja e 10 për qind të shumës së kursimeve që ata aktualisht kanë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se janë mbi 150 mijë punëtorë të sektorit privat që nuk do të marrin asnjë cent nga Trusti.

    Ai, në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se kjo ndodh për shkak se këta punëtorë kanë punuar pa kontrata të punës.

    “Në fakt këto stastistika janë reale dhe nuk ka diçka të paqartë te këto statistika. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, për vite me radhë, ka njoftuar institucionet, Inspektoratin e Punës dhe Ministrinë e Punës se mbi 150 mijë punëtorë të sektorit privat punojnë pa kontrata pune dhe në momentin kur ata kanë punuar pa kontrata pune kuptohet se në fondin e tyre pensional nuk e kanë asnjë cent”.

    Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat theksoi se, sipas statistikave zyrtare, do të jenë diku 300 mijë punëtorë që do të mund të tërheqin nga 0 euro deri në 100 euro.

    “Sipas statistikave zyrtare do t’i kemi 104 mijë punëtorë që do të përfitojnë nga 0 euro deri në 10 euro dhe rreth 200 mijë punëtorë që do të përfitojnë shumën prej 10 euro deri në 100 euro, pra nënkuptojmë që shumën nga 0 euro deri në 100 euro do të jenë diku rreth 300 mijë punëtorë që do ta gëzojnë të drejtën e tërheqjes nga Trusti Pensional”.

    Ai tha se shteti është paralajmëruar qysh moti për gjendjen jo të mirë në sektorin privat.

    “Ne i kemi dorëzuar shkresat te kryetari i shtetit, kryeparlamentari dhe kryeministri – të gjtiha shkresat i kanë në tavolinë. I kemi njoftuar se diku rreth 50 milionë euro Trust nga sektori privat humbin dhe përfitojnë pronarët e kompanive private”.

    “Në njëfarë forme edhe më herët kemi thënë që në kuadër të këtyre pakove po përfitojnë ata që kanë përfituar deri më tani. Tani punëtorët e sektorit privat do ta shohin gjendjen reale, atë për çfarë kemi paralajmëruar edhe më herët, dhe sigurisht që edhe do të zhgënjehen”.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet që sot ta publikojë analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Ngjarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Moti sot do të jetë kryesisht me shi dhe i vranët. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen të përfshijnë të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Sport09 Shtator 2024
    Kapiteni i kombëtares së Qipros, Kostakis Artymatas, ka folur pas humbjes 4-0 nga Kosova. Ai tregoi për vështirësitë që po hasin si...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.