Qeveria e Kosovës, pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, para vetës e ka edhe një sfidë, atë të kalimit të Buxhetit për vitin 2021.
Projektligji për Rimëkëmbjes Ekonomike, pas disa tentimeve, ka arritur që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar. Kjo pasi që PDK-ja e votoi atë në seancën e fundit, pasi që në Projektligj janë futur edhe propozimet e tyre.
Ndërsa për votimin e buxhetit për vitin 2021, PDK-ja ende nuk ka marrë një qëndrim.
Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, deputeti i kësaj partie Bajrush Xhemajli.
“Po sigurisht se ne do të jemi konstruktim në këto rrethana, dhe do ta mirëkuptojmë gjendjen në të cilën jemi krejt qoftë si politikë, qoftë gjendjen në të cilën është qytetari i Kosovës dhe në këtë kontest e kemi votuar edhe Pakon Emergjente. Ndërsa buxheti ende nuk ka ardhur në Kuvend, kur të vjen do të marrim qëndrimin tonë, ashtu siç është më së miri”, tha Xhemajli
/Front Online/