×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet cigareshitësi të cilit ia dogjën duart në kafene

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Shitësi i cigareve, Faton Gashi, i cili ndryshe njihet me pseudonimn Bita, është deklaruar sot për rastin ku atij iu lyen duart me dezinfektues dhe iu vu flaka.

    Ai ka thënë se rastin ka ndodhur më 31 tetor të këtij viti dhe video është bërë me dëshirën e tij për të barë famë dhe se nuk ka pësuar lëndime trupore nga rasti.

    Bita tha se ka folur edhe me Policinë, të cilëve u ka thënë se personat e përfshirë në video i ka shokë qe një kohë të gjatë dhe rri çdo ditë me të.

    Ndërkohë pronari i kafenesë “Oh my Caffe”, Dardan Bunjaku, ka thënë për Klanin se është bë një keqkuptim i madh, sepse video është bërë me dëshirën e Vitës në fomë shakaje.

    “Video u bo madje me telefonin e tij dhe është bo si një lloj shakaje. Vita rri në këtë lokal natë e ditë, këtu han, këtu pin, është sikur i shpisë edhe të gjithë e dinë që na e kemi një raport shumë të mirë me të dhe i ndihmojmë vazhdimisht”, ka thënë Bunjaku.

    Ai ka thënë po ashtu se pas publikimit të videos, i kanë shkruajtur shumë persona dhe e kanë sharë, por që thotë se ai vetë është kundër këtij gjesti dhe nuk ka qenë pjesë e tij.

    “Jena kanë në mbyllje të lokalit. Ka qenë një tavolinë e fundit, unë nuk kom qenë aty, kom qenë me një tavolinë tjetër, por pasi që ka ndodhur rasti më ka tregu Vita që e bonëm një shaka, e bonëm një video bile bojke hajgare ‘kom m’u bo i famshëm pas kësaj videojë’. Po e kanë keqinterpretu njerëzit se unë vetë personalisht jom kundër këtyne gjerave se më kanë shajtë e më kanë shkrujtë plot, po ata nuk e dinë që une Vitën e kom si të shpisë se ky qëtu rrin, qëtu han e krejt”, shtoi tutje ai.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3230281020410650

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për media pas protestës së sotme të serbëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet. “Ky aksion është pjesë...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Kandidati republikan për president, Donald Trump, do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Nju Jork këtë mëngjes rreth orës 9:45,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. KQZ-ja përmes një komunikate për media ka bërë...
    Vip27 Shtator 2024
    27 shtatori shënon një ditë të bukur e të trishtë për Vesa Lumën. Sot është ditëlindja e babait të saj të ndjerë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Mungesa e deputetëve të mazhorancës duke pamundësuar fillimisht kuorumin ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.