×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara: Aktualisht po realizohen gërmime vlerësuese në Gjilan, shumë shpejt do të fillohen në Rahovec

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Brenda territorit të Kosovës, aktualisht janë duke u bërë gërmime vlerësuese për zhvarrosjen e mbetjeve mortore gjatë luftës në Kosovë.

    Në një fshat të Gjilanit janë duke u realizuar gërmime, ndërkohë që pritet që gjatë këtyre ditëve të fillojnë edhe në një lokacion të Rahovecit.

    Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit po kërkojnë bashkëpunim nga familjarët për dhënien e gjakut dhe krahasimin e tyre me mbetjet mortore. Meqë shumë prej tyre po refuzojnë një gjë të tillë, pasi të njëjtit ende besojnë se familjarët e tyre gjenden në burgje private në Serbi.

    Kështu u tha në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, ku udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara ka folur për kërkimet që janë duke u bërë në Kizhevak të Rashkës, duke shtuar se janë duke u zhvilluar kërkime edhe në një pjesë të Gjilanit.

    Ai ka përmendur edhe takimin në Kizhevak të dy delegacioneve, të Kosovës dhe Serbisë, ku tha se janë monitoruar nga afër punimet në këtë lokacion. Gara theksoi se që nga data 16 e muajit të kaluar, janë të angazhuar në gërmimet në lokacionin Kizhevak.

    Gara: Kanë qenë dy lokacione të varrezave në Mitrovicë të Veriut
    (Video)

    “Sa i përket gërmimeve vlerësuese brenda territorit të Kosovës, brenda periudhës kohore për të cilën po raportojmë, kanë qenë dy lokacione në varreza të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë të Veriut. Dhe këto dy lokacione që janë proceduar gjatë kësaj kohe, konkretisht në lokacionin me 16 tetor 2020, dhe lokacioni i procedurave me 29 tetor 2020, na dërgojnë në të dhënat që i kemi prezantuar paraprakisht dhe kemi biseduar që gjatë këtij viti, ose deri më tani në varrezat e besimtarëve myslimanë përfshirë dy këto lokacione janë proceduar gjithsejtë katër lokacione. Nga të cilat janë zhvarrosur mbetjet mortore të paktën gjashtë viktimave të luftës”, tha Gara.

    Krahas lokacioneve në Mitrovicë, Gara shtoi se kanë qenë edhe dy lokacione në të cilat janë fokusuar gjatë kësaj kohe. Veç tjerash ka njoftuar se aktualisht janë duke u kryer gërmime vlerësuese në Gjilan.

    Gara: Sot janë duke u realizuar gërmime vlerësuese në një fshat të komunës së Gjilanit

    “Është lokacioni në fshatin Polan të Istogut dhe lokacioni në fshatin Suriganë të komunës së Skenderajt. Edhe lokacioni në Polan edhe në Suriganë janë vazhdimësi e punës që është realizuar gjatë muajve paraprakë. Në Polan është kryer një gërmim vlerësues diku në muajin qershor, dhe pastaj në bazë të informatave vlerësuese më 21 tetor janë kryer gërmimet vlerësuese, si rezultat i të cilave janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës. Ndërsa, në fshatin Suriganë gërmimet janë realizuar më 30 dhe 31 tetor ku janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të dy viktimave të luftës. Sot janë duke u realizuar gërmimet vlerësuese edhe në një fshat të Gjilanit, dhe besoj që në ditët në vijim do të shqyrtohen mundësitë për të përfshirë në agjendë të gërmimeve edhe në një lokacion në komunën e Rahovecit”, ka njoftuar Gara.

    Ai po ashtu ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë një rast i dorëzimit të mbetjeve mortore të një familje në Klinë.

    E, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se duhet të jepet përgjigje për mbetjet mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku thuhet se janë mbi 300 mbetje.

    Ai tha se kanë propozuar një draft të planit të veprimit, i cili përfshin katër objektiva.

    Manaj: Të bëhet digjitalizimi i arkivit
    “Në vazhdën e angazhimeve për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes për persona të zhdukur dhe zgjidhjes së çështjes të mbetjeve mortore Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka draftuar këtë plan-veprimi në përmbushje të objektivave të përshkruar në këtë dokument edhe në konsultim me partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë proces. Ky draft përfshin katër objektiva: digjitalizimin e arkivit, skanimin e dokumentacionit, trajtimin e mëtejmë të rasteve të mbetjeve mortore të paidentifikuara, rasteve që janë një kapitull i veçantë në gjithë këtë periudhë pothuajse më shumë se 10-vjeçare. Bashkëpunimi me familjet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare dhe bashkëpunimi bilateral dhe rajonal”, tha Manaj.

    Ai theksoi se skanimi i materialeve duhet të bëhet për gjithë procesin. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli, i cili tha se mekanizmi i shtetit duhet të ketë dokumentacion, meqë përveç ndjekjes penale të atyre që kanë bërë krimin nevojitet një arkiv e tillë.

    Makolli: E kemi obligim që të hartojmë listën e personave të zhdukur

    “Ne me ligj e kemi obligim që të hartojmë listën e personave të zhdukur. Listë e cila del nga të dhënat anti-mortum. Askush nuk mund ta shtojë dhe as ta heqë një emër, pa pasur këtë dokument. Sot aktualisht në bazë të këtyre emrave, figurojnë 1638 persona të zhdukur dhe nuk mund të përditësohet kjo listë pa pasur dokument bazë”, tha Manaj.

    Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tha se prej vitit ’99 deri në vitin 2003 kanë punuar ekipet e Tribunalit të Hagës në Kosovë, ku shtoi se në atë kohë mbi 4000 raste janë pranuar pa analiza të ADN-së, për çka sipas tij identifikimi është bërë në mënyrë klasike.

    Gërxhaliu: Mbi 2000 familjarë i kanë varrosur në mënyrë vetanake pa autopsi dhe analiza të ADN-së

    “Jemi në këtë situatë ku është identifikuar edhe një numër i familjeve, të cilët nuk kanë dhënë edhe më tutje gjak për t’u bërë krahasimi. Edhe pse bazuar në atë që thatë ju më herët në të dhënat anti-mortem ka dyshime që disa prej tyre mund të kenë anëtarët e familjes në Institutin tonë, në ato mbetje mortore. Por, të njëjtat familje kanë refuzuar dhënien e gjakut, sepse edhe më tutje besojnë që mos i kanë të gjallë në burgjet private në Serbi. Kjo do të jetë edhe një prej sfidave të komisionit dhe të ndërmarrjeve të cilat të tentohet që këto familje t’ shpjegohet rëndësia e kësaj… Mbi 2000 familjarë i kanë varrosur në mënyrë vetanake pa autopsi dhe pa analiza të ADN-së”, tha ai.

    Gërxhaliu tha se kjo është shumë e vështirë, pasi familjarët besojnë ende që më të dashurit e tyre janë të gjallë dhe se për këtë ka kërkuar bashkëpunim nga familjet dhe organizatave vendore.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.