×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen rezultatet e testit TIMSS, Kosova ndër vendet e fundit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA ka publikuar rezultatet e vlerësimit të 4435 nxënësve të klasës së katërt.

    “Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA sot ka publikuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study), në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të katërta”, thuhet në njoftimin e MASHT.

    Ky studim ndërkombëtar i cili organizohet nga viti 1995, matë arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësish në klasën e katërt dhe të tetë.

    TIMSS 2019 është cikli i shtatë i këtij vlerësimi ku Kosova mori pjesë për herë të parë vetëm në vlerësimin e klasës së katërt me 4435 nxënës që kanë marrë pjesë në test nga gjithsej 219 klasat e përzgjedhura në 145 shkolla.

    Rezultati mesatar i nxënësve të Kosovës në matematikë është 444 pikë dhe shteti ynë është në vendin e 49-të nga 58 shtete pjesëmarrëse

    Për dallim nga vlerësimi ndërkombëtar PISA ku Kosova në matematikë kishte arritur 366 pikë, në vlerësimin TIMSS është shënuar rezultat më i kënaqshëm me 444 pikë.

    Ndërsa në shkencë, në vlerësimin PISA, Kosova kishte 365 pikë, ndërsa në vlerësimin TIMSS ka 413 pikë.

    Po ashtu, edhe në rangimin e shteteve, në vlerësimin TIMSS, Kosova gjendet më lartë dhe nuk ka dallime të theksuara me disa nga vendet e rajonit si Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

    Bazuar në këto rezultate, MASh do ta hartojë edhe një raport më të detajuar, megjithatë, informatat e para, të publikuara sot, mund t’i gjeni në linkun: https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/12/timss-rezultatet.pdf

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Në shënimin e njëvjetorit të rënies së policit, Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë agresionit në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca...
    Lajme24 Shtator 2024
    Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka treguar telefonatën e fundit që pati me vëllain e tij para se...
    Lajme24 Shtator 2024
    anë sekuestruar tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës. Në njoftimin e policisë thuhet se një person, tashmë i dyshuar,...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij. Bëhet e ditur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në Bjeshkët e Grejkocit një person ka raportuar që disa persona të panjohur i kanë vjedhur anësoret e rrugës. “Ankuesi mashkull...
    Lajme24 Shtator 2024
    Të hënën në fshatin Botush të Gjakovës një fermer ka raportuar që në rrethana të panjohura i janë djegur dy mijë e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kritikoi qeverinë “Kurti” për manipulimin e statistikave të ekonomisë. Ai  theksoi se shifrat e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe...
    Kronika24 Shtator 2024
    Një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar që është dërguar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.