×
  • Lajme
  • Lajme

    Legalizimi i objekteve pa leje rregullon statusin juridik të pronës

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje mundëson rregullimin e statusit juridik të pronës, por edhe qarkullimin juridik të pronës përmes shitjes. Kështu u bë e ditur në një konferencë për medie të organizuar nga komuna e Prishtinës lidhur me procesin e thjeshtësuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në këtë komunë.

    Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Ardian Olluri tha se objektet e ndërtuara pa leje ose duhet të legalizohen ose të rrënohen.

    Sipas tij me regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Regjistrin e të drejtave pronësore dhe kadastër mundëson edhe arritjen e vlerës reale të pronës në treg.

    Olluri: Objektet pa leje ose duhet të legalizohen ose të rrënohen

    “Objektet e ndërtuara pa leje munden me pas një nga dy epiloget ose me u legalizua ose me u regjistrua në regjistrin për nevoja pronësore dhe kadastër ose me u rrënua. Arsyeja kryesore është me evitua rrezikun e rrënimit. Në anën tjetër regjistrimin në Regjistrin e të drejtave pronësore dhe kadastër sjell shumë përfitime për pronarët. E para rregullohet statusi juridik i pronës, pastaj mundësohet qarkullimi juridik i pronës përmes shitjes, procesi i trashëgimisë. Një pronë e ndërtuar pa leje e cila nuk është e regjistruar në këtë regjistër mundet me u shitur përmes metodave jo formale përmes dorëzimit faktik të posedimit apo përmes qarkullimit të mjeteve përmes bankës por kjo është mënyrë e pasigurt dhe me mundësi të mëdha të manipulimit në tregun e patundshmërive. Pas regjistrimit mundësohet që kjo me u bë me kontratë të noterizuar përmes qarkullimit bankar. Pra, rregullohet qarkullimi juridik i pronave dhe rritet siguria. Regjistrimi në Regjistrin e të drejtave pronësore mundëson edhe arritjen e vlerës reale të pronës në treg qoftë në shitblerje”, tha Olluri.

    Lendita Beqiri nga sektori i Legalizimit ë Komunën e Prishtinës në Drejtorinë e Urbanizmit ka thënë se qytetarët që kanë ndërtime pa leje mund t’i legalizojnë ato duke pasur katër dokumente bazike.

    Beqiri: Me katër dokumente mund të aplikoni për legalizim të objekteve pa leje

    “Janë vetëm katër dokumente bazike të cilat mundet me aplikua për legalizimin e shtëpive. Është aplikacioni që plotësohet, certifikata e pronësisë do thotë dokumentet pronësore dhe kopja e planit., matjet gjeodezike që janë për çdo qytetar dhe për parcelën në fjalë dhe deklarata nga vetë pronari dhe duhet të nënshkruhet nga vetë pronari është deklarata e marrjes së përgjegjësisë së statutit të objektit….Në rast se nuk janë të gjitha të kompletuara që hasim zakonisht në mos plotësim e matjeve gjeodezike u jepet rast edhe plotësim dokumentacioni që zgjat 60 ditë dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, procedurat është shumë e shpejt për legalizim”, tha Beqiri.

    Drejtor i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, Servet Spahiu ka folur për lehtësirat që ka krijuar ligji i ri për legalizim i cili hyrë në fuqi në shtator të vitit 2018.

    Ai tha se ky ligj ka avantazhet e tij sepse është më i thjeshtë për aplikim dhe kostoja është më e lirë.

    Spahiu: Ligji për legalizim më i thjesht për aplikim për legalizim të ndërtimeve pa leje

    “Ligji i ri i Legalizimit që është bërë dhe ka hyrë në fuqi më 5 shtator 2018 qëllimin e ka pasur me thjeshtëzuar ligjin me qëllim që ligji me zbatua dhe me qenë sa më efikas. Krejt qëllimi gjeneral i ligjit edhe pse është ndryshuar dhe është plotësuar edhe me ndryshime administrative është që me i thjeshtësua procedurat që qytetarët me i kthye në legale atë që e kanë ndërtuar pa leje edhe para luftës por sidomos pas luftës, të nxisë zhvillim ekonomik që objekti i tyre si aset financiar për hipoteka të ndryshme për qasje në financa në banka. Qëllimi gjeneral ka qenë ky dhe në njëfarë mënyre të dihet stoku i banimit dhe gjithçka që është e ndërtuar dhe e mundshme të legalizohet dhe njëherë e mirë t’i ka të gjitha proceset. Ligji ka avantazhet e veta në krahasim me ligjin paraprak është më i thjeshtë në zbatim procedurat janë më të thjeshta dhe kostoja është shumë më e lirë. Derisa me ligjin e vjetër kostoja ka qenë ekuivalente me lejet e ndërtimit që janë marr ky ligj i ka thjeshtua pothuajse minimum është 1 euro kosto për objektet e kategorisë së parë për shtëpi familjare, ndërsa 2 euro për objektet tjera qofshin ato administrative”, tha ai.

    Spahiu tha se ky ligj hyri në fuqi pas një viti dhe në fillim kishte interesim nga qytetarët por që situata politike dhe pandemia në vend e uli interesimin e qytetarëve për të aplikuar për të marr leje për ndërtimet e tyre pa leje.

    Spahiu: Zbatimi i ligjit për legalizim të pronës ka filluar me një vit vonesë

    “Zbatimi I ligjit ka filluar me një vit vonesë derisa janë plotësuar pesë udhëzime administrative diku në verën e vitit të kaluar në gusht kemi startuar edhe ne si ministri dhe komunat kanë hyrë 5 udhëzimet administrative në fuqi në muajin gusht të viti të kaluar u bë një mobilizim total, kampanja informuese na ka përkrahur edhe USAID dhe filloi mirë. Në dy-tre muajt e parë ka qenë mirë pas kësaj pati një ngecje kur ra qeveria komunat janë të ndikuara nga zgjedhjet politike, ra tempo deri në fund të vitit 2019 ka qenë një ngritje e aplikimit në fillim të vitit 2020 muaji I parë I dytë një mobilizim i mirë ishte, pastaj filloi pandemia dhe u bë një zhvendosje komplet e interesit të qytetarëve sepse ishte çështja shëndeti. Por prej qershorit është bërë një kthim prapë ka interes të qytetarëve”, tha Spahiu.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur 5 ditë më parë në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi shkollën e sapo rikonstruktuar “Babë Dudë Karburanara” në Berat për të uruar nxënësit në fillim të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Greqia planifikon të vendosë një tarifë prej 20 € për vizitorët që mbërrijnë me anije turistike në ishujt Santorini dhe Mykonos gjatë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehu r se marrëveshjet ndërkombëtare kurrë s’kanë qenë problem,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci. Në...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova sonte luan si mysafire e Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.