×
  • Lajme
  • Lajme

    Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë, pas miratimit të ligjit qytetarët interesohen për tërheqjen e parave

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Në ditën e parë të punës pas votimit në Kuvend të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shumë qytetarë kanë shkuar menjëherë në Trustin e Kursimeve Pensionale. Ata interesohen për shumën e parave që mund të tërheqin nga Trusti, siç parashihet në këtë ligj. Nevojat e tyre janë të ndryshme.

    “Po janë 1.200 euro ashtu diçka. E ta shohim, me këto sëmundje që kemi, duhet t’i harxhojmë”, shprehet Vehbi Gërbeshi, minator i dalën në pension.

    “Po kam menduar dhe do t’i shfrytëzojë për të mirat familjare”, thotë Nazmi Leci, mësues.

    Sipas Ligjit, tërheqja e parave nga Trusti mund të bëhet deri në 10% të parave të kursyera. Kushdo që ka deri në 10 mijë euro dhe i tërheq 1 mijë euro, shteti do t’ia rikthejë, por jo edhe atyre që kanë mbi 10 mijë euro.

    Për njohësit e çështjeve ekonomike, kjo nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në ekonomi, e cila nga rritja vjetore në 4%, sipas FMN-së, ka pësuar ulje drastike në 9%.

    “Pasi janë rreth 20% të kontribuuesve të Trustit Pensional të cilët do t’i marrin nga 1 deri në 10 euro. Ndërsa 50% e tyre nga 640 mijë sa janë në total, do të marrin deri në 100 euro. Pra vlera e parave që do të hyjnë në treg te shumica e kontribuuesve do të jetë shumë e vogël. Vetëm 2% e kontribuuesve do t’i marrin 2 mijë euro ose më shumë nga kontributet”, thotë Lavdim Hamidi, njohës i çështjeve ekonomike.

    E pavarësisht shumës që mund të marrin, interesimi i qytetarëve për të ditur se sa para i kanë në Trust e sa mund t’i tërheqin, vazhdon të rritet.

    Në anën tjetër zyrtarë të Trustit të Kursimeve Pensionale kanë deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për shkak se shumë shpejt ata do të dalin me platformën e cila u mundëson atyre tërheqjen e këtyre mjeteve sipas ligjit”.

    Aktualisht Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është nënshkruar nga ushtruesja e Detyrës së Presidentes dhe pritet publikimi në Gazetën Zyrtare. Pastaj qytetarët duhet të aplikojnë vetëm online për tërheqje të 10% të kursimeve të tyre. Të drejtë aplikimi kanë kushdo që ka para në Trust, por vetëm shtetasit rezident në Kosovë.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.