×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Në raportin e PE-së ka pasaktësi serioze për agjendën që lidhet me SHBA-të

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri, duke komentuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian të publikuar ditë më parë, tha se ai është i disa autorëve dhe nuk paraqet domosdoshmërisht qëndrimin e PE-së.

    Ai tha se raporti është një hulumtim për dezinformatat në Ballkanin Perëndimor.

    “Për me qenë pak më të saktë, ky raporti është i komisionuar në emër të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Pra, është raport i disa autorëve, i cili në hyrje të dokumentit thotë që të gjeturat dhe qëndrimet që jep ky raport, jo domosdoshmërisht janë qëndrime të Parlamentit Evropian. Që nënkupton që ky nuk është një qëndrim i Parlamentit Evropian aty çka shkruhet, por janë gjetje të disa autorëve që e kanë bërë një vlerësim dhe një hulumtim në Ballkanin Perëndimor rreth aspektit të dezinformimit”, tha Tahiri në Klan Kosova.

    Numri dy i Qeverisë theksoi se janë duke u përgatitur për t’i dhënë një përgjigje të unifikuar si shtet lidhur me raportin.

    “Unë raportin e kam lexuar personalisht. Sot e kam thirr ministren e Punëve të Jashtme, kemi pasur një takim bashkërisht edhe me ministrin e Drejtësisë, kam pasur një diskutim edhe me kryeministrin në mënyrë që të kemi një përgjigje si shtet, si qeveri dhe në mënyrë që ne të kemi një qëndrim të përbashkët për këtë raport”.

    “Jemi duke i bërë vlerësimet tona të parat. Ajo se çka dua të them se së pari këtu Kosova në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është në një pozicion më të mirë aty ku flet për agjendën e prezencës së Rusisë dhe Kinës, është një vend që realisht nuk ka prezencë dhe investime në këtë temë”.

    Tahiri shtoi se në përmbajtjen e raportit në disa pika ka pasaktësi serioze dhe të diskutueshme.

    “Mirëpo, në anën tjetër janë disa gjetje që janë goxha të diskutueshme. Ka të bëjë me një gjetje që e ka bërë një gazetare Arta Berisha, që lidhet drejtpërdrejt me pozicionin e ushtrues së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Pastaj lidhet edhe me këtë shtëpi ku jemi këtu, pra me Klan Kosovën. Ka disa pasaktësi në raport. Tutje edhe për një televizion që e portretizon si televizion shtetëror, e pastaj ai është televizion rajonal e kështu me radhë”.

    “Në raport ka pasaktësi serioze me agjendën që lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë logjikë të ketë një krahasim mes një agjende të vendeve të lindjes, të Rusisë, Kinës dhe vendeve tjera, dhe të ndërlidhen me simbolin e lirisë shtypit dhe lirisë së qëndrimeve politike që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Tahiri.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shënuar përvjetorin e 33 të të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut me një status në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa persona në Kaçanik, dyshohet se kanë vjedhur një veturë e cila raportohet të jetë blerë për pjesë. Lidhur me rastin është...
    Lajme08 Shtator 2024
    Deri më 26 dhjetor 2024, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit. “Deri më 26 dhjetor 2024, përmes...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali. Ndeshja Qipro-Kosovë,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se shqiptarët në Kosovë dhe në rajon, duhet të jenë të kujdesshëm të mos përzihen...
    Vip08 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot ka ditë të veçantë në shtëpinë e tij. Nëna e reperit feston ditëlindjen, e cila...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës gjatë natës, njoftuan zyrtarët ukrainas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.