×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkundër deklaratave të Zemajt, s’ka oksigjen në Gjilan, pacientët transferohen në Prishtinë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Dy pacientë të infektuar me virusin Covid-19, të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit janë transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Familjarë të pacientëve atje janë ankuar se nuk po ka oksigjen për trajtimin e të infektuarve me Covid, e këtë e kanë konfirmuar drejtori i spitalit. Ndonëse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten nuk i jepte gjasa mungesës së oksigjenit nëpër spitalet e Kosovës, diçka e tillë po ndodh në Gjilan.

    Një qytetarë nga Komuna e Gjilanit është ankuar se në Spitalin e Gjilanit ka mungesë të oksigjenit, duke shprehur shqetësim për një familjar të tijin që e ka të shtrirë në këtë spital. Në mungesë të oksigjenit ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar që pacienten ta dërgojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Ndërsa, Ukshin Ismajli, drejtor klinik në këtë spital ka thënë për Express se ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi në furnizimin me oksigjen. Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dy pacientë nga ky spital janë dërguar në QKUK për shkak të vështirësive në furnizim me oksigjen. “Ka pasur dhe ka probleme me furnizim me oksigjen. Dy pacientë janë dërguar sot në QKUK për shkak të oksigjenit”, ka thënë ai.

    Mungesën e oksigjenit në këtë spital e kanë ngritur disa herë nga kjo komunë, nga e cila kanë kërkuar edhe furnizim urgjent me të. Ditë më parë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale për ta zgjidhur këtë problem.

    Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë ditë më parë për Express se furnizimi me oksigjen nuk është në kompetencë të tyre, kështu edhe nuk kanë pranuar të prononcohen nëse do t’i dalin në ndihme institucioneve publike shëndetësore në vend.

    Përndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për media të mbajtur të premten e ka mohuar se ka mungesë të oksigjenit.

    Ai ka bërë thirrje për mos krijimin e panikës te qytetarët, duke thënë se ka mjaftueshëm oksigjen në spitale.

    “Oksigjeni është elementar, andaj edhe ka mjaftueshëm në objektet spitalore. Gjithashtu do të ndërtohen edhe tanket e tjera të reja, të cilat do të shtojnë rreth 20 mijë litra të tjera të oksigjenit”, kishte deklaruar ministri.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.