Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar ish-anëtar i Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Haxhi Arifi.
Ky u ankua para anëtarëve të këtij komisioni se kërkesa e tyre si bord për të ndryshuar ligjin e AKP-së nuk u përfill kohë më parë nga Kuvendi, raporton Front Online.
“Pas vitit 2008 nuk kemi pas pengesa, por ligji nuk është ndryshuar pasi që ndërkombëtarët kanë qenë deri në vitin 2014. Janë bërë ndryshime në ligj, por kërkesat tonë nuk janë futur aty”, deklaroi ai.
Arifi u shpreh se procesi i privatizimit në Kosovë nuk duhet të shihet vetëm me sy të keq.
“Ka pasur edhe gjëra të mira nga privatizimi”, tha ai në komision.