Në komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar ish-anëtar i Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Haxhi Arifi.
Pikërisht në këtë mbledhje anëtarët e këtij komisioni miratuan edhe listën e dytë të atyre që do të intervistohen për procesin e privatizimit, raporton Front Online.
Kryetari i këtij mekanizmi, Hajrullah Çeku, tha se në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa ndërmarrje si “KEDS-i”, “Ferronikeli”, “Sharr Cem”, “Hotel Grandi”.