×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Vendi mund të shkojë në zgjedhje në muajin shkurt

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Dallimet ndërmjet partive politike për postin e presidentit, pritet ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Sipas analistit politik, Ramush Tahiri zgjedhjet mund të organizohen në muajin shkurt të vitit 2021.

    Tahiri në një bisedë për GazetaBlic thotë se nëse nuk ka një marrëveshje politike deri më 5 janar, atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme.“Çështja e Presidentit është çështje kushtetuese dhe ligjore dhe nëse nuk zgjidhet në afatin kushtetues deri me 5 janar të vitit të ardhshëm, vendi në bazë të kushtetuës mund të shkojë në zgjedhje në muajin shkurt, sepse nuk kemi harmonizim ndërmjet partive politike të koalicionit dhe PDK’së”, ka thënë ai.

    Tahiri  thënë se rolin kyç në arritjen ose jo të konsensusit rreth presidentit e ka AAK-ja.“Nëse PDK-ja insiston që zgjedhja e presidentit të jetë nga radhët e saj dhe këtë e përkrah LDK-ja, por nëse nuk e përkrah Aleaca nuk janë votat dhe vendi shkon në zgjedhje. Vetëm nësë në moment të fundit tërhiqet Aleanca dhe voton kandidatin e PDK-së, atëherë zgjedhet presidenti, qeveria stabilizohet”, tha ai.

    Javën e ardhshme kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar tryezë politikë për postin e presidentit. Ndërsa në AAK dhe PDK janë barikaduar se kandidati për president duhet të jetë nga radhët e tyre. Kurse në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidenti duhet të zgjedhet, pas zgjedhje të reja.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar largimin e mjekëve nga Kosova si një problem të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe...
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor. “Nëse nuk i...
    Sport08 Shtator 2024
    Trajneri i njohur italian, Fabio Capello mendon se Interi është skuadër më kompletuar në garën për titull të kampionit në Serie A....
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.