×
  • Lajme
  • Lajme

    4 muaj kohë aplikimi për nxjerrjen e 10 % nga Trusti

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Qytetarët do të kenë katër muaj kohë që të aplikojnë për nxjerrjen e 10%-shit nga Trusti Pensional.

    Kështu ka thënë të paktën Bekim Salihu nga Instituti GAP, i cili ka rikujtuar se të premten ka rënë nga sistemi uebfaqja e Trustit për shkak që qytetarë të shumtë janë kyçur në të, shkruan lajmi.net.

    “Dje ka rënë ëeb faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr paratë e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti zgjat katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve”, ka shkruar Salihu në Facebook.

    Vlera që do të tërhiqet nga Trusti pritet të jetë diku rreth 200 milionë euro.

    Shteti ndërkaq do ua kompensojë shumën e tërhequr atyre që në fondin e Kursimeve Pensionale kanë më pak se 10 mijë euro. /Lajmi.net/

    SHPËRNDAJE

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova cdo ditë e më shumë po e rritë bashkëpunimin me Shqipërinë, në fushën...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një zonë të thellë malore në Gjakovë, konkretisht në brezin kufitar me Shqipërinë, ka gjetur 150 bimë të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se letra e Ana Bërnabiqit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e mbi 4 mijë studentëve. Kjo qendër përmes një postimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë për Front Online se shpreson se Qeveria do t’i rrisë pagat, duke...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit. Këtë e konfirmoi për Front Online edhe...
    Sport13 Shtator 2024
    Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.