×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar : Numri i vdekjeve nga COVID-19 do të jetë i lartë edhe për disa javë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Nga marsi e deri në dhjetor të këtij viti, mbi 1 mijë kosovarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Numër i madh i vdekjeve janë regjistruar edhe ditët e fundit. Vetëm gjatë te enjtes, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 22 vdekje nga kjo sëmundje. Por, a do të vazhdoj të jetë i lartë numri i vdekjeve edhe gjatë javëve në vijim?

    14 të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Numri i lartë i vdekjeve nga kjo sëmundje do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim, pavarësisht se numri i rasteve të reja mund të ulet.

    Së paku kështu paralajmëron infektologu kosovar, Ilir Tolaj, i cili ka shpjeguar edhe arsyen për këtë.

    “Vdekjet si rregull shkojnë për 2-3 javë prapa infeksioneve. Kështu që numri i vdekjeve mund të vazhdoje të jetë i lartë, edhe për disa javë, edhe pse numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë në rënje”, ka thënë Tolaj.

    Krahasuar me valën e parë të pandemisë, Tolaj thotë se ka më pak të vdekur.

    Ai ka drejtuar kritika në adresë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, duke thënë se s’janë në gjendje që të dalin as me një analizë kaq të thjeshtë.

    “Numri i vdekjeve në raport me numrin e të infektuareve nuk është më i madh sesa që ka qenë me gjatë valës së parë. Numri i të infektuarve në valën e dytë është dukshëm më i madh se në valën e parë, kurse numri i vdekjeve mestarisht është më i vogël. Është e vërtetë, IKSHP nuk është në gjendje që të dalë as me një analizë kaq të thjeshtë dhe të njejten ta bëjë publike për opinionin”, ka thënë Tolaj.

    Numrin më të ulët të vdekjeve në këtë valë të pandemisë, Tolaj e lidh me moshën e të infektuarve.

    “Në botë, gjatë valës së dytë të pandemise, shihet se ka një numër më të vogël të vdekjeve në karahasim edhe me të infektuarit edhe me të hospitalizuarit. Kjo për shkak se grupmoshat e të infektuarve jane me të reja dhe për shkak se mjekët kanë një eksperience për mjekimin e ketyre rasteve. Shkaqet e njejta mund të jenë deri diku edhe tek ne. Fatkeqësisht disa vende, madje edhe të rajonit bëjnë përjashtim nga ky rregull”, ka thënë Tolaj.

    Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tash, janë testuar mbi 151 mijë kosovarë. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 42 mijë e 377 dhe janë regjistruar 1 mijë e 87 raste të vdekjes.

    Aktualisht, raste aktive me këtë sëmundje në vend janë 13 mijë e 469.

    “Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP’së rreth situatës epidemiologjike në vend.

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.