×
  • Lajme
  • Lajme

    Rregullorja e re e Kuvendit, kërkohet ndëshkim për deputetët që nuk votojnë

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Kuvendi i Kosovës këtë legjislaturë po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të kuorumit për votimin e ligjeve dhe rezolutave të shumta. Mosmarrja pjesë në votim e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është shndërruar në praktikë për këtë legjislaturë, e që ka ndikuar të grumbullohen pika të rendit të ditës që nga muaji gusht.

    Organizatat që bëjnë monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, deklarojnë, se rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës duhet të përfshijë ndëshkime financiare dhe ndëshkime të tjera për deputetët të cilët ani pse janë në sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votim duke e prishur kështu kuorumin.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pagë bazë kanë 1 mijë e 547 euro, pa llogaritur këtu mëditjet që ata marrin për pjesëmarrje në seanca dhe në komisione parlamentare, që duke përfshirë këto paga e tyre arrin deri në 2 mijë euro.

    Rregullorja aktuale e punës së Kuvendit të Kosovës nuk parasheh ndëshkime për deputetët që nuk marrin pjesë në votim gjatë një seance. E një gjë të tillë po e kërkon Artan Demhasaj nga organizata Çohu. Ai thotë se rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës duhet të parasheh sanksione për deputetët që nuk marrin pjesë në votim.

    “Mendoj që po në rishikim të rregullores së Kuvendit duhet me u parapa kjo dhe duhet të sanksionohet kjo çështje për shkak se deputetët të marrin mandat nga qytetarët për me e përfaqësua zërin e tyre, qoftë nëpër komisione apo edhe në seancat plenare të Kuvendit, qoftë me votën pro apo kundër në çka do që diskutohet aty dhe çka do që votohet. Nuk e konsideroj që është e drejtë fakti që deputetët fillimisht bëhen pjesë e komisioneve, nënshkruhen në listat që janë aty dhe pastaj përmes atij nënshkrimi e marrin edhe mëditjen meqë kanë qenë pjesë e mbledhjes së komisionit apo edhe seancës plenare dhe në momentin kur diskutohet një pikë e rendit të ditës për të cilën ata nuk pajtohen, ata automatikisht largohen dhe e prishin kuorumin e mbledhjes, qoftë komision apo në seancë në Kuvend. Pra, në momentin kur e nënshkruan listën dhe bëhesh pjesë e asaj mbledhje, mendoj që nuk ish dashtë me pas mundësi që më tutje pastaj në mes të mbledhjes t’i me dalë dhe me e prish kuorumin. Kjo mendoj që ish dashtë me u sanksionua me rregulloren e re të Kuvendit”, thotë ai.

    Të njëjtën kërkesë që rregullorja e re e Kuvendit të përfshijë sanksione financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në votim e ka edhe Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Nëse do të kishte një dispozitë të tillë brenda rregullores së Kuvendit, Haxhiu thotë se do të ndikonte në zhbllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës.

    “Është shumë e rëndësishme që ta përfshijë një mekanizëm sanksionues financiar i cili do t’i sanksiononte deputetët të cilët nuk marrin pjesë në votim e para dhe e dyta nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës sa zhvillohen punimet plenare. Kjo nuk është një praktikë e re, sepse ka shumë parlamente edhe në vendet e Evropës po edhe në vendet e rajonit që e kanë një mekanizëm të tillë, si për shembull Kuvendi i Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë e kanë të integruar brenda rregullores së punës. Kjo në fakt ka qenë edhe një propozim dhe një përpjekje e legjislaturave të kaluara sidomos të pestës dhe të gjashtës kur është hartuar një rregullore e re, ndonëse ka dështuar për t’u miratuar. Mirëpo, ka pasur një përpjekje që të vendoset një mekanizëm i tillë që në një farë forme do ta rriste përgjegjësinë e deputetëve karshi detyrave që i kanë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që kjo të vendoset tash sa është koha duke u shqyrtuar rregullorja aktuale dhe është një farë mundësie që deri diku mund ta zhbllokonte këto sfidat me të cilat po përballet Kuvendi për çështjen e kuorumit, do të mund ta rregullonte deri në një farë mase”, thotë ajo.

    Ajo thotë se që një gjë e tillë të ndodh, duhet të ketë vullnet nga partitë politike, por që thekson se deri më tani ka munguar.

    Ndërsa, Allen Meta nga D4D, thotë se ndëshkimin më të madh deputetët të cilët nuk marrin pjesë në seanca apo e bojkotojnë votimin duhet ta marrin nga qytetarët, derisa thekson se edhe përfshirja e ndëshkimeve në rregullore do të ishte e mirëseardhur.

    “Do të ishte shumë e mirë dhe e dobishme si për deputetët po ashtu edhe për qytetarët, po edhe për punën e deputetëve të cilët janë të angazhuar nga qytetarët do të ishte një e mirë që këta deputetë të ndëshkohen nëse do t’i kishin shembull po e them tri mungesa me radhë të cilat janë të paarsyeshme përkundrejt që mund të arsyetohen në momente të tanishme me pandeminë. Ndërsa, në momente të cilat kur kemi mundësi që të jenë prezent deputetët atëherë ndëshkimi pas mungesës së tretë apo të ishte me mëditje apo çfarë do ndëshkimi do të ishte i mirëseardhur”, thotë ai.

    Në seancat e fundit kanë dështuar të miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare, projektligje e rezoluta nga interpelancat e kryeministrit e ministrave të Qeverisë së vendit.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet,...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq ka deklaruar se pakoja e masave e miratuar nga Qeveria serbe “për...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin...
    Lajme15 Shtator 2024
    Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV ka ardhë në pushtet me premtime por gjatë mandatit...
    Lajme15 Shtator 2024
    Të premten një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren. Ai është J.K, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.