×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pema e jetëgjatësisë – Mjalti çudibërës i lisit

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Lisi është një pemë shtatlartë, qindra-vjeçare, në familjen botanike të të cilës bëjnë pjesë edhe pema e lisit apo gështenjës.

    Lisi gjen përdorim kryesisht në industritë luksoze të drurit, por edhe për prodhimin e bojës dhe ofrimin e frutave mjekësore dhe terapeutike.

    Pema e lisit është një nga pemët më popullore në botë. Ai njihet si simbol i forcës, moralit dhe diturisë. Në shumë raste, lisi asociohet me nderin, fisnikërinë, zgjuarsinë dhe jetëgjatësinë.

    Si Prodhohet Mjalti i Lisit?

    Aspekti më interesant i prodhimit të këtij lloji mjalti është se bletët ushqehen me një lloj dylli që formohet në trungje dhe në lëvore.

    Ky dyll prodhohet nga insekte të njohura si afide, të cilat ushqehen me lëvoren e pemës.

    Pas ushqyerjes, këto insekte sekretojnë një lloj substance të ëmbël mjaltore që mbetet në pemë, të cilat më pas shfrytëzohen nga bletët.

    Ky nektar i ëmbël më pas kombinohet me proteinat dhe enzimat në stomakun e bletëve, të cilat me të mbërritur në koshere, e lëshojnë atë në huallin e mjaltit.

    Më pas bletët rrahin flatrat e tyre për të nxitur avullimin e ujit të tepërt gjë që nxit trashjen e konsiderueshme të mjaltit.

    Ku Ndryshon Mjalti i Lisit Nga Mjalti i Luleve

    Mjalti i prodhuar nga pemë të tilla si pisha apo lisi ndryshon nga mjalti i luleve.

    Ai përmban më pak glukozë dhe fruktozë dhe nuk është shumë i ëmbël.

    Mjalti i pemëve përmban shumë enzima, amino acide dhe minerale.

    Ky mjaltë është i pasur me kalium, kalçium dhe antioksidantë por më pak polen.

    Mjalti i lisit apo pemëve të tjera është më pak i prirur të kristalizohet sepse përmban nivele të ulëta glukoze dhe nivele të larta mineralesh.

    Mjalti i marrë nga pemë si lisi apo pisha ka një ngjyrë më të errët dhe nuk është shumë i ëmbël.

    Aroma është më e fortë, ngacmuese për shqisat dhe e veçantë.  Shija e këtij mjalti e bën atë lehtësisht të kombinueshëm me djathra dhe mishra.

    Përdorimet e Mjaltit të Lisitt Për Shëndetin

    Ky mjaltë është shumë i dobishëm për imunitetin sepse përmban një larmi antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh, në sasi tepër të larta ndryshe nga mjalti i luleve.

    Ai është i mirë për zemrën sepse përmban kalium dhe ka tendencën të ulë tensionin e gjakut.

    Mjalti i lisit është i dobishëm për gjashtë muajt e parë të shtatzanisë sepse përmban kalçium dhe hekur.

    Një sasi prej dy lugë gjelle me këtë mjaltë ofron 275 mg kalçium ose e njëjta sasi që ofrohet nga një gotë qumështi.

    Mjalti i lisit ka efekt gjallërues për lëkurën por nga ana tjetër përdoret edhe kundër anemisë dhe për përmirësimin e kujtesës.

    Ai konsiderohet si një kurë e shkëlqyer kundër infeksioneve në veshka, në fyt dhe për pastrimin e mushkërive.

    Ky mjaltë përmirëson ndjeshëm tretjen dhe forcon mëlçinë.

    Si Të Përdorni Mjaltin e Lisitt?

    Ekspertët sugjerojnë të konsumoni 20-50 gramë mjaltë lisiesëll në mëngjes dhe të konsumoni ushqim pas 40 minutash, si dhe në mbrëmje përpara gjumit.

    Ky mjaltë mund të konsumohet rregullisht gjatë gjithë vitin, sidomos në kohë virozash./AgroWeb.org

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...
    Lajme02 Maj 2024
    Nga aleatët po kërkohet që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të merren hapa konkret me kusht që Kosova...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.