×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 10 dhjetor vazhdon dialogu në Bruksel

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Javën që vjen, më saktësisht më 10 dhjetor, pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

    Këtë e ka konfirmuar të premten në Bruksel Peter Stano, zëdhënës në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

    “Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano, duke mos dashur që të japë detaje tjera rreth atij takimit dhe temave që eventualisht do të mund të diskutoheshin në të. Stano këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”.

    Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 nëntor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre, njofton Rel.

    Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve. Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

    Edhe pse Lajçaku dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, kanë pohuar se dialogu po shkon mirë, diplomatët në BE pranojnë se ai është ngadalësuar dukshëm dhe për këtë, shkakun kryesor e shohin te situata e brendshme politike në Kosovë.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Lajme03 Maj 2024
    U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës....
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit,...
    Vip03 Maj 2024
    Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.