×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Diplomati gjerman flet për ndikimin e Rusisë në Ballkan

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Zëvendës kryesuesi i “Konferencapër Siguri e Mynihut” dhe diplomati gjerman Boris Ruge thotë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për mundësinë e shpërthimit të një konflikti në Ballkan ngjashëm me atë në rajonin e Nagorni Karamakut është retorik e rrezikshme që krijon tensione.

    Ruge në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka thënë se Vuçiq është në një situatë ku mund të sigurohet që të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve.

    Ambasador Ruge e sheh si jetike bashkëpunimin në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) për të minimizuar ndikimin e Rusisë në Ballkan që sipas tij kjo e fundit nuk ka qenë dobiprurëse në proceset e perspektivës evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

    Ruge: Kjo është një retorikë e rrezikshme, mendoj që nuk ka asnjë arsye për konflikt

    “Mendoj se kjo është një retorikë e rrezikshme, që krijon tension, dhe vë një afat kohorë që në disa mënyra duket jo-reale. Në fund të ditës, janë qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës që e kontrollojnë situatën. Në çoftë se këto dy qeveri veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për konflikt. Presidenti Vuçiq duket që është në kontroll të gjërave në Serbi, pavarësisht nëse është siguria shtetërore, apo nëse ka të bëjë me të pasurit qeverisja të shumicës parlamentare. Unë shoh se ai është në një situatë ku mund të sigurohet të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve. Kështu që, mendoj se kjo retorikë është e panevojshme dhe e rrezikshme”, tha ai për KosovaPress.

    Ruge gjatë intervistës për KosovaPress foli edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan e sidomos në Serbi.

    Ai thotë se Rusia nuk ka qenë aktor dobiprurës se nuk duhet t’i jepet hapësirë për të ndërhyrë në çështje vendore të Serbisë ose Kosovës, apo ta bëjnë më të vështirë rrugën drejt Unionit Evropian për këto dy shtete.

    Ruge: Interesimi ynë është të kemi stabilitet, vitet e fundit Rusia nuk ka qenë aktor dobiprurës

    “ Mendoj se është e vërtetë. Sipas perspektives sime, duhet të mendojmë për interesat e Kosovës dhe Serbisë, për interesat e Unionit Evropian si dhe ato të Shteteve të Bashkuara. Interesimi ynë është të kemi stabilitet, zhvillim ekonomik dhe prosperitet, si dhe të sjellim Kosovën dhe Serbinë më afër Unionit Evropian. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjmë, dhe vetëm përmes kësaj, mendoj se do të arrijmë të zbusim ndikimin e Rusisë. Në këto vitet e fundit, Rusia nuk ka qenë aktor dobiprurës, dhe ne nuk duhet t’u japim hapësirë për të ndërhyrë në çështjet vendore të Serbisë ose Kosovës, apo ta bëjnë më të vështirë rrugën drejt Unionit Evropian për këto dy shtete. Kështu që, po, ne duhet të punojmë në afërsi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të ndihmojmë Kosovën e Serbinë të zhvillojnë një marrëdhënie më pozitive. Absolutisht”, tha ai për KosovaPress.

    Ambasador Ruge foli edhe për pritjet që Bashkimi Evropian që i ka në raport me administratën e presidentit të ardhshëm amerikan Joe Biden dhe përpjekjet e përbashkëta për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ruge: Është gjë e mirë që Biden ka kaq shumë eksperiencë në marrëdhëniet e jashtme

    “Ajo që do të duhej bërë është të sjellim Shtetet e Bashkuara dhe Unionin Evropian më afër së bashku. Është shumë gjë e mirë që Joe Biden ka kaq shumë eksperiencë në marrëdhëniet e jashtme, dhe e njeh Ballkanin Perëndimor, dhe që është duke folur për këtë dhe që ka folur për këtë për muaj të tërë. Atëherë, ne jemi të gatshëm për të punuar në afërsi me administratën Biden për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Për ne në Evropë është pyetje strategjike çështja e të pasurit stabilitet dhe kalimi në një situatë më normale mes Serbisë dhe Kosovës, është shumë e rëndësishme për ne. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës është trashëgimi kulturore nëse mund të themi, sepse fundja, Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në Kosovë, dhe mendoj që në parim, SHBA-të do t’i drejtohen Brukselit dhe Evropës për të mbajtur mbi vete barrën më të madhe. Por, mendoj se SHBA-të do jenë aty si lojtar aktiv dhe plotësisht të koordinuar me Unionin Evropian. Kështuqë, mendoj se kjo është një pikënisje e qëlluar”, tha Ruge për KosovaPress.

    Ambasadori Ruge ka folur edhe për atë se a e ka humbur Kosova perspektiven e saj Evropiane.

    Ruge: Kemi interes t’i sjellim shtetet e Ballkanin Perëndimor në Unionin Evropian

    “Nuk e besoj. Mendoj se të dyja anët duhet të punojnë. Në Evropë duhet të jemi të besueshëm sa i përket ofrimit të një perspektive për Kosovën. Kjo është e vështirë. Nuk është e vështirë për arsye se njerëzit nuk duan të ndihmojnë ose të jenë konstruktiv, por është e vështirë ngase Unioni Evropian është duke u përballur me aq shumë gjëra aktualisht, për të mbajtur pozitën që ka në arenën ndërkombëtare, për të qenë një aktor i besueshëm, dhe çdo shtet tjetër që bëhet pjesëtarë rrit kompleksitetin e vendimmarrjes në Unionin Evropian. Kështu që, mendoj se njerëzit kanë ndjenja të përziera në lidhje me udhën drejt zgjerimit. Por, ne kemi interes strategjik për t’i sjellë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian, sepse janë shtete të Evropës”, tha a

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.