×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së kërkon dorëheqjen e Isa Mustafës: Ka ardhur koha të lëshosh rrugë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK dhe të jep dorëheqje.

    Avdyli thotë se LDK ka emra që mund ta vazhdojnë idealin e Rugovës.Ai kërkon zgjedhje fer dhe të fshehta për kryetarin e ri, e jo me aklamacion siç u zgjodh Mustafa, kjo sepse LDK sipas tij nuk është e Mustafës por e popullit.

    Agim Veliu la pozitën e kryetarit të komunës për tu bërë ministër i Kurtit edhe pse ishte kundërshtari më i madh i atij koalicioni, thotë Avdyli.Me këtë sipas tij u dëmtua besimi i qytetarëve.

    Haxhi Avdyli tregoi se tani vendimmarrje në LDK është koncentruar tek Isa Mustafa, Agim Veliu, Skender Hyseni e Avdullah Hoti.

    “Nuk e kanë idenë ku janë duke e dërgu LDK-në. Konkretisht personi që e la postin e kryetarit të Komunës për tu bërë ministër i zotit Kurti, për të cilin pati kundërshtidhe ishte oponenti kryesor i koalicionit me VV-në. Në të njejtën kohë me ngulm kërkoi që të bëhet ministër i tij. Kështu jo vetëm që tregoi jo parimësi por edhe dëmtoi besimin e qytetarëve. Vendimmarrja në LDK është koncentru tek Isa Mustafa, Agim Veliu, Skender Hyseni e Avdullah Hoti. LDK nuk është e Mustafës por e popullit. Isa Mustafa është njëri nga kryetarët, e është koha e duhur që ai ta kuptojë që vjen koha që të tërhiqet me ndershmëri e respekt të qytetarëve, të lëshojë rrugë. Të hapë zgjedhjet në LDK, votë të fshehtë e jo me aklamacion si u zgjodh Mustafa dy herë. LDK ka emra dhe e pjekur, ka emra për ta vazhduar idealin e LDK-së”, ka deklaruar Avdyli për Gazeta Blic.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.