×
  • Lajme
  • Lajme

    14 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur 14 persona.

    Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjeve janë nga këto komuna: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

    Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 555 raste të reja me Covid-19.

    Njoftimi i plotë:

    1.340 TESTIME, 324 TË SHËRUAR DHE 555 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.  Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 327 raste, Lipjan 32 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Mitrovicë 23 raste, Obiliq 21 raste, Prizren 21 raste, Podujevë 20 raste, Vushtrri 15 raste, Drenas 14 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Gjilan 7 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Gjakovë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Kamenicë, Klinë, Pejë dhe Shtime.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Kronika10 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor. Kjo pasi ai po dyshohet se ka fotografuar ose incizuar pa...
    Lajme10 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania e do Kosovën në Këshillin e Evropës, por duhet një shumicë...
    Të tjera
    Sport10 Maj 2024
    Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Sulmuesi francez largohet nga Parc...
    Vip10 Maj 2024
    Bendi i famshëm suedez “Dirty Loops” do të vijë në Kosovë për Prizren Rock and Blues Music Festival”. Bendi suedez i krijuar...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar në Finlandë mostrat biologjike të terroristëve të Banjskës në vendin ku...
    Lajme10 Maj 2024
    Xhavit Haliti nga PDK-ja thotë për “Front Online” se interesi i kryeministrit Kurti nuk është integrimi i Kosovës në KiE por beteja...
    Vip10 Maj 2024
    Ish-konkurrenti i njohur i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj, së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij në...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.