×
  • Lajme
  • Lajme

    Novobërdë, familjarët e varrosën në oborrin e shtëpisë ashtu si e la amanet, fqinjët inicojnë peticion për zhvarrosje

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Makresh të Epërm të komunës së Novobërdës. I ndjeri me inicialet I.F. ua kishte lënë amanet familjarëve që ta varrosin në oborrin e shtëpisë. Familjarët e mbajtën fjalën e të ndjerit dhe e varrosën por fqinjët kanë nisur një peticion kundër këtij varrimi. Mënyra e varrimit në oborrin e shtëpisë sipas rregulloreve nuk është e lejuar dhe për këtë komuna e Novobërdës thotë se familjarët e të ndjerit nuk kanë marr leje. Ndërkaq Bashkësia Islame në Gjilan thotë se hapjen e varrit nuk e bëjnë punëtorët e tyre.

    I.F. para se të vdiste ua la një amanet familjarëve. Ai u kërkoi atyre që ta varrosnin në oborrin e shtëpisë në fshatin Markesh të Epërm të Novobërdës. Por me këtë nuk po pajtohen fqinjët të cilët janë shprehur të shqetësuar me këtë varr. Atje ata kanë iniciuar edhe një peticion përmes të cilit po kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

    Në komunën e Novobërdës thonë se familja nuk ka kërkuar leje për një gjë të tillë. Nënkryetari Bajrush Ymeri thotë se është hera e parë që përballen më këso raste.

    Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Naim Aliu, tha se punëtorët e BIK’ut nuk e kanë hapur këtë varr.

    Për këtë rast familjarët e të ndjerit të cilët jetojnë jashtë vendit nuk kanë pranuar të flasin./rtk

     

     

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.