×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi: Kryeqytetit nuk karantinohet, testet për COVID-19 mund të bëhen nëpër laboratorët e QMF-ve

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Prishtina tashmë është shndërruar në vatër të koronavirusit në Kosovë.

    Pavarësisht rritjes së rasteve ditëve të fundit, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një intervistë për lajmi.net, ka bërë të ditur se nuk do të kthehet karantina.

    Ai ka thënë se nuk ka më kthim mbrapa dhe se duhet të dilet me një strategji të re në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

    “Karantina nuk kthehet. Kjo është më e rëndësishmja. Ne dje pasdite kemi pasur takim edhe me kryeministrin, zotëri Hotin, ku e kemi diskutuar këtë çështje edhe nuk jemi të interesuar që të kthejmë karantinën dhe me u kthye mbrapa. Kjo nga një arsye shumë e thjeshtë, jemi duke u ballafaquar me probleme shumë të mëdha shëndetësore ku e kemi problematikën shëndetësore të madhe, ekonomike tashmë e kemi edhe problematikën aktuale politike e cila është rënduar në Republikën e Kosovës. Tash në qoftë se e kthejmë edhe karantinën ndaj qytetarëve do të ishte shumë e pa drejt. Nuk kemi arsye për me e kthye karantinën”, ka thënë Nushi.

    Nushi ka bërë të ditur se duhet të ndryshohet qasja ndaj pandemisë me COVID-19.

    Nushi ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës që të bëhet decentralizimi i testimeve për koronavirus pasi që siç theksoi ai, Komuna e Prishtinës ka 16 laboratorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

    Nushi ka bërë të ditur se ky propozim i Komunës së Prishtinës ka marrë pëlqimin e këtyre tre institucioneve.

    “E kemi diskutuar si çështje dhe e kemi marrë një lloj aprovimi ose pëlqimi nga ana e kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë edhe nga ana e IKSHPK-së. Po ju rikujtoj Komuna e Prishtinës i ka 16 laboratore, i kemi laborantët e aftë për me e krye këtë punë. Kjo thjeshtë është një analizë të cilën secili prej nesh e ka bërë deri më tash, do me thënë s’po besoj që dikush që nuk i ka bërë këto analiza. Pse mos t’i bëjmë. Pse mos t’i angazhojmë do me thënë këto 16 laboratore. Kjo është çështja e dytë e kësaj pakos që e kemi propozuar prej tetë pikësh. Do me thënë, decentralizimi i testimeve. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë merren mostrat por nuk bëhen analizat dhe ato dërgohen në IKSHPK ose në Klinikën Infektive dhe Klinika Infektive i përfundon testimet. Ne jemi duke kërkuar që bëhet decentralizimi, t’ju jepet mundësia edhe QMF-ve por edhe klinikave private të licencohen shpejt e shpejt për këtë lloj të testimeve dhe të krijojmë testime masive dhe qytetarëve t’ua heqim brengën dhe  të mos rrinë vetëm para televizorit dhe vetëm në mbrëmje të kuptojnë cili numër po del. Edhe e kemi pikën e tretë që është prapë me rëndësi shumë. Me rastin e decentralizimit nuk kemi nevojë të mbingarkojmë QKUK-në këtu sepse jemi veç në situatë kur gati se janë të mbingarkuara. Edhe mbi ngarkesa dhe kapaciteti i tyre me shtretër por edhe kapaciteti me burime njerëzore të tyre është maksimal. Kemi punëtor që ndoshta që dy javë, po flas për Klinikë Infektive dhe IKSHPK që nuk e kanë vizituar familje dhe është pak jo korrekte nga ana jonë si institucione që mos me ju dalë në ndihmë”, theksoi Nushi për lajmi.net.

    Më poshtë ju sjellim intervistën e plotë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.