×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara e nxehtë, numër i madh i votuesve me mëngjes në Podujevë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakoshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

    Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë, në shkollën e mesme “Isa Boletini” me mëngjes ka votues të shumtë, të cilët po presin në rend për të votuar.Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.“Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi, raporton GazetaBlic.

    Ndryshe, zgjedhjet në këtë dy komune janë duke u zhvilluar pasi ish-kryetarët e saj dhanë dorëheqje për të zënë pozita shtetërore.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.