×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë thotë Gani Geci për Albin Kurtin dhe a do të kthehet në politikë?

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Ish-deputeti Gani Geci krahason liderin e VV’së Albin Kurti me ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Thotë se të dy kanë të njëjtën ideologji dhe mësues duke pasur vetëm një dallim mes tyre. Ndërkoh, Geci thotë se në skenën politike përfaqësohet nga e bija dhe nuk po e mendon rikthimin.

    Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, Gani Geci thotë se nuk e ka menduar kalimin në VV.

    “Jo asnjëherë. Dallimi ynë është ideologjik. Lëvizja Vetëvendosje është parti e Albin Kurtit”, thotë Geci.

    “Kurti është një personalitet i ngjashëm me Hashim Thaçin vetëm se ky ka lexuar më shumë. Hashimi s’ka lexuar. E kanë ideologjinë e njëjtë, mësuesin e kanë të njëjtë, e kanë Rexhep Qosjen”, tha Geci në RTV Dukagjini.

    Geci tha se para zgjedhjeve të kaluara ka mbështetur një koalicion LDK-VV por se kjo ndryshoi kur kuptoi raportin e Kurtit me SHBA’të.

    Sipas tij askush s’mund të udhëheq ekzekutivin e vendit nëse nuk e ka mbështetjen e amerikanëve.

    “Pas zgjedhjeve unë nuk jam ai person që kam dashtë që raportet me SHBA’të të prishen. Nuk kemi as fuqi ushtarake e as politike t’i bëjmë ballë Serbisë pa SHBA’të. Edhe nëse 200 herë i fiton zgjedhjet pa thanë Amerika s’mund të jetë kryeministër”, tha Geci.

    Ai tha se nuk është i gatshëm të rikthehet në politikë dhe se aty përfaqësohet nga e bija deputete e cila në zgjedhje mori rreth 20 mijë vota.

    “Unë e kam vajzën aty (në politikë) Njëherë nuk pretendojë me u rikthy në skenën politike”, përfundoi ai.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së shprehur mirënjohjen e tij për presidenten...
    Lajme05 Tetor 2024
    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi...
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris. Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Gruaja e cila u plagos aksidentalisht nga djali i saj polic dje në Prishtinë, ende është në gjendje të rëndë. Kështu tha...
    Lajme05 Tetor 2024
    Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij....
    Lajme05 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se në punëtoritë që po i mban në qytetet e Kosovës po jepen pikëpamje...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se agresioni i nisur i Rusisë kundër Ukrainës ka qenë një ndyrshim loje në mendësinë...
    Lajme05 Tetor 2024
    Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari...
    Lajme05 Tetor 2024
    I aksidentuari me motoçikletë në Prizren është në gjendje të rëndë. Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.