×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërhiqet nga mbrojtja e Veselit njëri nga avokatët e tij

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Andrew Cayley, njëri ndër avokatët e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është tërhequr nga mbrojtja e tij.

    Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe në përputhje me rregulloren e Speciales.

    Bashkë-avokati i Veselit, Cayley kishte bërë kërkesën për tërheqjen e tij më nëntë nëntor të këtij viti, me ç’rast edhe sekretari ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Veselit.

    “Më 9 nëntor 2020, sekretari miratoi kërkesën e avokatit Andrew Cayley si bashkë-këshilltar për Veselin në përputhje me Seksionin 18 të Direktivës për Avokatin, në pritje të një vendimi përfundimtar mbi pranimin e Cayley në Listën e këshilltarit, ku më pas avokati ka informuar edhe zyrën e mbrojtës që synon të tërhiqet nga bashkë-këshilltari për Veselin”, thuhet në vendimin e ndërmarr të Gjykatës Speciale.

    Ndërsa gjatë ditës së djeshme më 25 nëntor sekretari i Dhomave të Specializuara edhe ka miratuar tërheqjen e njërit të avokatit të Veselit.

    “Më 25 nëntor 2020, në përputhje me Seksionin 18 (6) të Direktivës mbi Avokatin, Avokati i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes qëllimin e Cayley për t’u tërhequr dhe informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se përfundimi i kontratës me Cayley do të arrihej pa ndonjë dëm material efekt në interesat e Veseli dhe kohëzgjatjen e procedurave. Po atë ditë, Sekretari miratoi tërheqjen e Cayley si Bashkë-Këshilltar për  Veselin”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specialuzuara.

    Më 5 nëntor të këtij viti, Dhomat e  Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Lajmin e kishte konfirmuar vetë Veseli përmes një deklarate për opinion, ku po ashtu kishte njoftuar se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet këtyre akuzave. Ku po atë ditë ai kishte treguar që do të udhëtojë drejt Hagës.

    “E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për t’u paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të Tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes”, kishte thënë Veseli.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për...
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Lajme27 Prill 2024
    Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin,  Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të Kreu i PDSH-së,...
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.