×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi prekës i Haradinajt, si ia sulmuan serbët shtëpinë dhe ia vranë vëllanë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një rrëfim prekës teksa ka folur për plagët e marra në luftë dhe momentin e vrasjes së vëllait.

    Haradinaj mes tjerash ka treguar edhe për momentin kur serbët ia kishin sulmuar shtëpinë e tij në mars të vitit 1998.

    “Kosova vazhdon të dëshmojë pafajësinë, ky është një filtër i radhës. Ne kemi kaluar disa filtra të drejtësisë dhe të ligjit. Vëllai im Shkëlzeni që ishte edhe krahu i djathtë i luftës për mua u vra më 16 prill 1999 në Maznik pikërisht duke provuar të ndalë një depërtim, një ekspeditë të shthurur serbe tek disa familje që ishin të strehuar diku, i thonë një vendi, Velikobar, Bardhaniq, Velikobar. Ne nuk kishim mundësi me ndaluar atë ofensivë, prill 1999, por ai nuk mundi me pranu faktin mos me shku me dalë para asaj kolone, pa përgatitje paraprake, aty është vrarë Shkëlzeni dhe të tjerët, vetëm mos me lënë forcat me mbërritur te ato familje. E tillë është gjithë përvoja jonë.

    Në 24 mars 1998 u sulmuam në shtëpi, në familje, ka qenë nëna, motra, fëmija vegjël, edhe jemi detyruar me u mbrojtur. Në aktakuzën time, hyrja është 24 mars 1998, pastaj shumica u bëheshin konspiracione, dy ngjarje në të njëjtën ditë, në 24 mars 1998 Serbia na sulmoi dhe në 24 mars 1999 ndodhën sulmet mbi serbët. Koincidencë, por ishte një vit luftë ballë për ballë, jo vetëm timen personale. Kam qenë gjithë kohën në zonën  time të luftës dhe kurrë nuk jam fshehur dhe Serbia e dinte ku isha. Ditën që u sulmuam në shtëpi mora dy plagë. Që atë ditë, një vit të tërë me i bërë ballë asaj makineri lufte. Milloshevici i ka pasur duart e lira, nga bota, nga kushdo qoftë” tha Haradinaj në abc.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.