×
  • Sport
  • Sport

    ​Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Vdiç në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të gjithë sportdashësve për kontributin që ai dha për futbollin dhe sportin në përgjithësi.

    Por, jo vetëm me futbollin, Maradona kishte një lidhje të fuqishme edhe me vendin e tij të lindjes, Argjentinën, të cilin kishte dëshirë ta shihte në një gjendje më të mirë ekonomikisht e sidomos duke mos i parë fëmijët duke mos pasur gjëra ushqimore.

    Dashuria e Maradonas me Argjentinën ishte një lidhje e dyanshme dhe ai gjithashtu foli për shpresat e tij për të ardhmen në një intervistë të fundit për botimin argjentinas “Ciarin”, ku edhe kishte deklaruar si më poshtë:

    “Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur dhe kam besim se Presidenti ynë do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky moment”

    “Më trishton shumë kur shoh fëmijë që nuk kanë mjaft për të ngrënë, e di se çfarë është të bësh uri, e di se si ndihesh kur nuk ha për disa ditë dhe kjo nuk mund të ndodhë në vendin tim. Kjo është dëshira ime, të shoh argjentinasit të lumtur, me punë dhe duke ngrënë çdo ditë.”, kishte deklaruar Maradona.

    Me rastin e vdekjes së tij, Argjentina ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Sport05 Korrik 2024
    Argjentina e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa Americas. Messi me shokë triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Ekuadorit në çerekfinale. Koha...
    Sport05 Korrik 2024
    Super çerekfinale na presin sonte në Kampionatin Europian që po mbahet në Gjermani. Tetë ekipe po kërkojnë katër biletat e gjysmëfinales në...
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Të tjera
    Lifestyle05 Korrik 2024
    Njerëzit që marrin medikamentet për të trajtuar diabetin dhe obezitetin, Ozempic ose Ëegovy mund të kenë një rrezik më të lartë të...
    Vip05 Korrik 2024
    Ilir Shaqiri është një nga personazhet publike metë ndjekura. Pas fitores së tij në “BBVA”, ai ka marrë zemrat e publikut. Së...
    Vip05 Korrik 2024
    Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi po kalojnë ditët më të mira në jetën e tyre. Të paktën, këtë po na e përcjellin...
    Kronika05 Korrik 2024
    Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi dy burra kanë shtënë me armë zjarri...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Votuesit do të zgjedhin një president të ri iranian të premten, ndërsa një konservator i linjës së ashpër do të përballet kokë...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Çdo vit si pasojë e aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milion persona dhe lëndohen 40 deri në 50 milionë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.