×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e prerë: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Deputetët e AAK’së nuk do të votojnë emër tjetër për president pos liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, i tha Gazetës Express se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e AAK’së, vendi shkon në zgjedhje.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj mbrëmë në Pressing të T7 deklaroi se partia e tij nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për shef të shtetit.

    “Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj tha poashtu se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e votojnë për shef të shtetit vetëm kandidatin që vjen nga radhët e subjektit të tyre politik.

    Deklaratës së Hoxhajt i është përgjigjur deputeti i AAK’së, Pal Lekaj.

    Ish-ministri i Infrastrukturës tha se 14 deputetët e AAK’së do ta votojnë vetëm Ramush Haradinajn për president dhe jo ndonjë propozim tjetër.

    “E kemi thënë vazhdimisht se Aleanca është e vendosur në këtë drejtim. Ne si Aleancë e kemi ofruar kandidatin tonë z. Haradinaj për postin e Presidentit dhe për këtë nuk bëjmë kompromis. Ne vlerësojmë propozimet e partive tjera, në këtë rast edhe të PDK’së por ne jemi të vendosur që 14 votat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk shkojnë për asnjë personalitet tjetër përpos kandidatit tonë z. Haradinaj”, tha Lekaj.

    Ai shtoi se nëse partitë e tjera nuk e përkrahin liderin e tyre atëherë vendi shkon në zgjedhje.

    “Nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e Aleancës aëherë nuk ka tjetër zgjidhje përpos që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj.

    Ndërkaq, kreu i LDK’së, Isa Mustafa dje para mediave tha se javën e ardhshme do të takohen me partitë politike për çështjen e presidentit.

    “Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas neve çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa ka thënë se është më mirë që të arrihet pajtueshmëri për emrin e shefit të shtetit dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

    Ai nuk ka përjashtuar edhe mundësinë e futjes së PDK’së në qeverinë e tanishme për të forcuar numrat në Kuvend dhe rrjedhimisht arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen shef të shtetit, teksa ka shtuar se LDK’ja nuk pretendon edhe pozitën e presidentit.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Lajme08 Maj 2024
    Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa prona si dhe do të limitojë...
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Kronika08 Maj 2024
    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar një dashuri të veçantë për Shqipërinë, zgjedhur si destinacioni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.