×
  • Lajme
  • Lajme

    173 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCovid në Prizren

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës ka shqitpuar 173 gjoba në Prizren për personat të cilët nuk kanë respektuar ligjin antiCovid.

    Përmes, një komunikate për media Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjitha këto gjoba janë shqiptiuar gjatë inspektimit në qendrat tregtare dhe loakcionet tjera në këtë komunë, përcjell FrontOnline.

    Komunikata e plotë:

    Me datën 24 nëntor  2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

    Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 173 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 89 lokale dhe janë vizituar 43 persona të cilët gjendet në vet izolim.

    Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 117 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

    Duke e ditur se Prizreni është një qendër kulturore dhe historike, frekuentohet nga shumë vizitorë nga jashtë e nga rajonet tjera të Kosovës, andaj te një pjesë e tyre policia ka dhënë rekomandime dhe vërejtje që të njëjtit gjatë vizitës në Prizren të marrin edhe masat mbrojtëse siç janë maskat.

    Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

    Lidhur me aktivitetin e datës  24 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave./FrontOnline/

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë janë vendosur poligonet ushtarake të Forcës...
    Lajme26 Maj 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhjen e vaksinave nag ajri për ta parandaluar tërbimin e...
    Lajme26 Maj 2024
    Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re. VMRO-DPMNE e Hristian Mickovskit, koalicioni ‘Vlen’ dhe Lëvizja ‘ZNAM’...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, deklaroi sot në mënyrë të bujshme një shefe e Organizatës...
    Lajme26 Maj 2024
    Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së...
    Lajme26 Maj 2024
    Si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre. Fillimisht ata hasën...
    Lajme26 Maj 2024
    Një shtëpi është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Nishor të Suharekës. Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë...
    Lajme26 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.