×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Çeki: Do të shfuqizohet dekreti

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ushtruesja e detyrë së presidentes së Kosovës, njehe rit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala konsull në Çeki.

    Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo është një praktikë e mbrapshtë të cilën duhet ta kthejmë mbarë, përcjell FrontOnline.

    Osmani, ka thënë se në të gjitha ato vende ku ka ambasadë nuk mund të ketë edhe konsullatë.

    Sipas saj të gjitha këto dekrete do të shfuqizohen.

    Postimi i saj i plotë:

    Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkeses sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

    Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit...
    Lajme08 Tetor 2024
    Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trim Syla, i cili njihet për aksionet e tij simbolike këtë herë është rikthyer me një parull pasi në Kosovë hyri kamioni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.