×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni disiplinor kërkon që të kthehet në vendin e tij të punës zyrtari që e denoncoi ministrin Bytyqi

    FrontOnline
    13 Shtator 2019

    Komisioni  disiplinor i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i përbërë nga tre anëtar me dt 10.09.2019, ka marrë vendim që të mos i shqiptohet masa disiplinore Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore në MASHT, Ferit Idrizit, i cili në muajin qershor e kishte denoncuar ministrin Shyqiri Bytyqi për kërcënim fizik.

    Në vendimin e siguruar nga ‘Front Online” thuhet se “Nuk shqiptohet masë disiplinore ndaj Ferit Idrizit-Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore në MASHT”.

    Ky vendim është marre pas një hetimi që ka bërë komisioni disiplinor dhe në bazë të sajë e ka rekomanduar sekretarin e përgjithshëm të MASHT që ta rikthej  në vendin e tij të punës z. Ferit Idrizin.

    “Komisioni Disiplinor në përbërje të plotë, ka trajtuar lëndën lidhur me rastin, ka analizuar provat e ofruara, ka dëgjuar deklaratat e z. Ferit Idrizit dhe znj. Hanemshahe Latifit  e cila ishte e pranishme në takim në zyrën e ministrit ku kishte ndodhur rasti. Nëpunësi Ferit Idrizi në seancën dëgjimore ka deklaruar publikisht se ndihet i pafajshëm dhe nuk e ka ofenduar në asnjë rast Ministrin, përpos që është larguar nga zyra me urdhër të prerë të Ministrit.” Thuhet në vendimin e komisionit.

    Ferit Idrizit, Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Çështjeve Ligjore, në muajin qershor e ka denoncuar ministrin Bytyqi për sulm fizik, pas denoncimit qe Idrizi i’a bërë Bytyqit ai u suspenduar për tre muaj nga puna.

    Lidhur me këtë Front Online ka kontaktuar Prokurorin Themelore në Prishtinë, në një përgjime me shkrim zyrtarët për media kanë thënë se  “Rasti është duke u trajtuar në Departamentin e Përgjithshëm, ndaj të cilit po ndërmerren veprime hetimore deri në zgjedhjen përfundimtare të tij.”

    “Front Online” gjatë ditës ka provuar  ta marr një përgjigje rreth këtij vendimi të komisionit disiplinor  nga zyrtari Fertit Idrizi, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka kthyer përgjigje.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.