×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhevahire Izmaku: Nuk ka qenë lehtë për Kadri Veselin të largojë personat me aktakuza nga lista zgjedhore

    FrontOnline
    12 Shtator 2019

    Pak ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, partitë politike kanë filluar të zbulojnë programet e partive që u takojnë. Për të biseduar për këtë, të ftuar në Frontal të T7, ishin deputeti nga radhët e PSD-së, Salih Salihu, dhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

    Izmaku, ka përsëritur qëndrimin që partia e saj, në krye me Kadri Veselin, do ta luftojnë korrupsionin. Madje, ajo shtoi se PDK, synon ta formojë një byro për luftimin e korrupsionit.

    “Do të krijohet byroja për luftimin e korrupsionit. Do te ketë preventivë, ndërgjegjësim dhe penalizmin.”, deklaroi Izmaku.

    Ajo shtoi se kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e partisë që i takon, Kadri Veseli, luftimin e korrupsionit e ka seriozisht. Dëshmi për këtë, sipas saj, është edhe largimi nga lista për deputet, ata që kanë aktakuzë.

    “Gjithmonë PDK e ka pasur përnjëmend. Si luftën kundër Serbisë, por edhe gjitha proceset e tjera. Lufta kundër korrupsionit, është prioritet i PDK-së. Korrupsioni është një lloj kanceri në shoqërinë kosovare. Duke parë veprimet e Kadri Veselit, i cili ka larguar personat me aktakuza nga lista, nuk ka qenë e lehte. Kjo tregon që kryetari Veseli, e ka seriozisht luftimin e korrupsionit.”

    Por, dyshime për këtë, kishte deputeti i PSD-së, Salih Salihu. Ai, tha se këtë korrupsion në Kosovë, nuk e kanë sjellë të huajt, por është vet PDK-ja ajo që e ka mbjell. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka logjikë.

    “PDK po e bën një të mirë që po e pranon që ka korrupsion në Kosovë. Por, këtë korrupsion nuk e kanë sjellë huajt. Këta vet e kanë bërë. Nuk mund të luftohet korrupsioni vetëm duke i larguar njerëzit nga listat, e mos të dënohen ata. Kjo nuk ka logjikë.”, deklaroi Salihu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.