
Gazetari i njohur Adriatik Klemendi ka ngritur një problematikë që ai e sheh evidente në këto zgjedhje.
Sipas Kelmendit numrat të cilët do t’ua ndajë subjekteve politike KQZ-ja të fillojnë nga 111 e tutje që të shmangen favorizimet për disa kandidatë që kanë numra të njëjtë me partinë.
“Deri më tash një numër deputetësh kanë pasur fat, duke iu rënë numri i njëjtë që mbajnë listat e kandidatëve me numrin e partive.
Kjo i ka vënë në epërsi të ndjeshme këta individë krahasuar me kandidatët e tjerë brenda listës së njëjtë, meqë praktika e deri tashme ka dëshmuar se shumë qytetarë votojnë instinktivisht edhe kandidatin i cili mban numrin e partisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet kësaj radhe të marrë masa në mënyrë që të mos favorizohet askush, ashtu që numrat të cilët do t’ua ndajë subjekteve politike të fillojnë nga 111 e tutje dhe të shmangin telashen e deri tashme.
Në këte mënyrë, KQZ-ja përmbushë edhe një detyrim të saj ligjor – organizimin e zgjedhjeve fer dhe të drejta për të gjithë 1.070 kandidatët të cilët garojnë për 110 vende në Kuvend”./Front Online/
Më poshtë keni postimin e plotë: