×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Berisha flet për shtyllat e politikës së jashtme

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Ish-zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Jahtme, Anton Berisha,  ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë. Berisha ka shkruar në Facebook se me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë.

    Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

    Shtyllat e Politikës së Jashtme – III

    Dialogu me Serbinë

    * Në platformen rajonale RKS është pjesëmarrëse e barabartë në të gjitha nismat, e që për Serbinë kjo paraqet një problem esencial, andaj përpiqet të nënvlerësoj dhe në mënyrë permanente të minoj paraqitjen e Kosovës si anëtare e barabartë. Për evitimin e kësaj qasjeje duhet të hiqet fusnota e cila e mbanë Kosovën në “STAND BY”. Eliminimi i fusnotës është imperativ i Politikës së Jashtme të RKS-së!

    * Dialogu me Serbinë –

    Një dialog i udhëhequr në mënyrën naive dhe egocentrike e qê ka përcjellur axhendë të njohur historike të kuluareve akademiko-politike me qendër në Dedinje ka shkatuar vampirizimin e kauzes serbe. Kjo mënyrë e dialogimit ka shkaktuar të ashtuquajturat “çnjohje”, që nuk i njeh e drejta ndërkombëtare, por që janë veprime politike të vendeve të ndryshme. Kjo i ka mundësuar Serbisë të imponoi politikën “Ëait and see!”

    Ne duam që politiken inerte, reaktive ta shndrrojmë në politikë veprimi 100%! Tarifa ka ndërprerë një dialog anti-shtet. Dhe ka qenë veprim i cili kthen Kosovën në tavolinë si palë e barabartë dhe jo të negociohet si deri më tani, Serbia nuk njehë Kosovên – Kosova njehë Serbinë.

    Në tavolinë duhet vendoset pariteti dhe reciprociteti. Këto dy parime duhet t’a udhëheqin procesin e dialogut. Dhe, aspekti i invencioneve të tipit të Marrëveshjes së Lozanes (1921) që vijnë nga individ, nuk është në axhenden e Kosoves.

    Me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.