×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova larg anëtarësimit në INTERPOL

    FrontOnline
    10 Shtator 2019

    Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që pritet të mbahet në tetor të këtij viti.

    Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se MPJ-ja nuk po lobon sa duhet, derisa Serbia po vazhdon luftën e saj të pandërprerë kundër Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

    Të pakta janë gjasat që Kosova të marrë dritën e gjelbër për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare Policore – INTERPOL nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate, e cila do të mbahen në tetor të këtij viti në Kili.

    Ndonëse Kosova në janar të këtij viti ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, njohës të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar në përmbushjen e kushteve për anëtarësim. Sipas tyre, kërkesa për anëtarësim do të jetë një dështim i radhës. Ndërkohë Haxhi Shala, që gjatë legjislaturës së kaluar ishte kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe për Siguri, ka thënë se Kosova mund të ngecë në këtë aspekt për shkak të procesit zgjedhor, ani pse MPJ-ja vazhdon të jetë e angazhuar në lobim.

    Në anën tjetër shteti serb po vazhdon lobimin e pandërprerë që Kosova edhe këtë herë të mos arrijë të bëhet anëtare e INTERPOL-it./Front Online/

     


    .

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.