×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: Rritja e pagave ndodhi ekskluzivisht nga PDK

    FrontOnline
    10 Shtator 2019

    Ish-Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në platfomën e saj ka në fokus përkrahjen ndaj sektorit privat pasi është kontribuesi më i madh i rritjes ekonomike në vend.

    ”Ne kemi deficit në tregtinë me mallra, por kemi suficit në shërbime. Fokusi ynë do të jetë përkrahja në sektorin privat sepse është kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike. Gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të buxhetit Kosova. Kemi një rritje të madhësisë së ekonomisë deri në 75%”.

    ”Ka ende nevojë për tu trajtuar deficiti i lartë tregtarë dhe norma e lartë e papunësisë. Ne do të fokusohemi në ndërmarrjet prodhuese”.

    Hamza në Zonën Zgjedhore tha se Kosova pati rritje të vazhdueshme të buxhetit por në qeverisjen e PDK-së kishte nivel milionësh.

    ”Kemi pasur rritje të vazhdueshme të buxhetit, po ashtu kemi përmirësim të bilancit bankar. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur rritja e pagave, rritja e pensioneve, buxheti për viktimat e dhunës seksuale, gjithmonë duke e mbajtur borxhin publik në nivel. Nëse shohim rritjen e pagave, rritja e pagave ka ndodhur ekskluzivisht kur ka qenë PDK në pushtet. Fokusi ynë do të jetë përkrahja e sektorit privat. Veç kësaj ne do të jemi më të kujdesshëm në buxhetin”.

    Veç tjerash Bedri Hamza theksoi që tutje në vend duhet të rritet llogaridhënia dhe transparenca ndaj vlerës për para.

    ”Gjyqtarët kanë paga të mira, kanë kushte korrekte për punë. Është numri i aprovuar por kurrë se kanë arrit atë numër. Në përgjithësi në Kosovë, e gjithë paraja publike, ka nevojë të rritet vlera për para. Duhet të rritet llogaridhënia, transparenca dhe vlera për para”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.