×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka tregon se pse e ka larguar Shkumbin Demollin nga lista për deputetë

    FrontOnline
    09 Shtator 2019

    Shkumbin Demolli përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se është larguar nga partia e Milaim Zekës, megjithatë kreu i Partisë Euroatlantike, në një prononcim për Gazetën Express thotë se Demolli nuk ka qenë asnjëherë pjesë e partisë së tij.

    Demolli në Facebook ka shkruar se partia e Zekës e ka larguar nga lista për deputet dhe për këtë arsye është larguar edhe nga PEK-u.

    Por Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka ka thënë se Demolli është kamufluar duke u futur në listë pa qenë fare anëtar i partisë.

    “Pikërisht pse nuk ka qenë anëtar i PEK-ut është largu. Kurrë nuk ka qenë anëtar i PEK-ut për atë arsye është larguar nga lista. Ka qenë në listë sepse ka qenë i kamufluar dhe ka ardhur lista tek Sekretari Organizativ edhe pastaj kur e kemi bërë verifikimi, ai nuk është anëtar i PEK-ut, ka qenë i një partie tjetër dhe ka ardhur është kamufluar këtu edhe kjo është arsye e largimit të tij”, është shprehur Zeka.

    Zeka ka thënë se ai është futur në listë duke u thënë në parti se ka biseduar me Milaim Zekën për t’u futur në listën për deputetë, pa biseduar fare me të.

    “Ai nuk është larguar po ne e kemi eliminuar prej listës, sepse në listën përfundimtare unë kam kërkuar raport kush është ky person a është anëtar i PEK-ut, nuk është anëtar i PEK-ut, dhe na ka thënë se ka biseduar paraprakisht me Milaim Zekën për me u futë në listë pa biseduar fare me mua. Nuk është larguar ai, por ne e kemi larguar. E vërteta është se në listën përfundimtare ne e kemi larguar, sepse nuk ka qenë edhe nuk është anëtar i Partisë Euroatlantike.”, ka thënë Zeka.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.