
Me datë 07.09.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se na datë 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer Xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda.
Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punë të cilat iu janë vjedhur është rreth 3800 euro (tremijetetëqind) euro.
1. V.Ç. i lindur me 1973 m/k/sh
2. A.M. i lindur me 1983 m/k/sh
3. O.L. i lindur me 1976 m/k/sh
4. Dhe një person i mitur.
Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari nr 1. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit nr.2 dhe 3 iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa të dyshuarit nr.4 personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve./Front Online/

