×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Ramush Haradinaj i vetmi person i denjë për president

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të deklarojë që lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është i vetmi person i denjë për pozitën e Presidentit të Kosovës.

    Kryetari i komunës së Deçanit që vjen nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj në një intervistë për KosovaPress ka ritheksuar qëndrimin e partisë së tij që Ramush Haradinaj të jetë president.

    E Ramosaj ka numëruar arsyet se kryetari i AAK-së duhet të zë karrigen e të parit të vendit.

    “Ne si Aleancë kemi shpreh qëndrimin tonë dhe ky qëndrim është i drejtë dhe i arsyeshëm sepse së paku unë për vete e vlerësoj që në Kosovë tashmë udhëheqës të këtij shteti, ose pozita e presidentit duhet të jetë e një njeriu që është i arsyeshëm, i drejtë, një njeri që ka një bagazh dhe një të kaluar nëpër historikun e udhëheqjes së këtij shteti”, tha Ramosaj.

    Ramosaj potencon se Kosova ka interes që Haradinaj të jetë president për shkak të seriozitetit të tij.

    Sipas tij, Haradinaj asnjëherë nuk mund të marrë vendime të gabuara për shtetin e Kosovës.

    “Sidomos Kosova ka shumë interes që Ramushi të jetë president dhe të përfaqësoj për shkak nivelit të përfaqësimit për shkak të seriozitetit të tij. Me thënë më troç Ramushi në qoftë se çdo gjë mundet të bëjë, nuk mundet me marrë vendime të gabuara për këtë shtet”, theksoi Ramosaj.

    Ndërkohë që i pari i komunës së Deçanit gjatë intervistës ka folur rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19 me këtë komunë, për çka thotë se menaxhimi me këtë situatë është i vështirë por që gjithë mekanizmat e komunës sipas tij kanë bërë më të mirën e mundshme.

    Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani janë 304 qytetarë të komunës së Deçanit që janë infektuar me SARS CoV2. Ramosaj derisa tregon për rritjen e numrit të të infektuarve thotë se shqetësuese është edhe testimi që po bëhet në laboratorët privatë meqë kjo e vështirëson që të ketë statistika të qarta për numrin e të infektuarve.

    “Edhe pse kohët e fundit numri në komunën e Deçanit është në rritje sipër prej fillimit të pandemisë e deri më tani mbi 304 veta i kemi të infektuar me COVID prej këtyre rasteve i kemi 86 raste që janë aktiv. Po flasim gjithmonë në bazë të statistikave që jep IKSHPK. Mirëpo tash shqetësimi kryesor është sidomos me laboratorët privatë të cilët e bëjnë një diagnostikimin me COVID Pozitiv e në këtë rast nuk e kemi të qartë statistikën e gjithë këtyre personave që janë diagnostikuar me COVID-19. Po besoj që jemi në kushte normale duke parë qytetet tjera është numri, tendenca është në rritje e sipër por të shpresojmë që do të kalohet edhe kjo”, tha Ramosaj.

    Ramosaj ka treguar edhe se nganjëherë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nuk kanë barnat të cilat janë në listën esenciale.

    Pati edhe raportime se barnatoret në Kosovë kanë shtrenjtuar ilaçin Remdesivir. Mirëpo sipas Ramosaj barnatoret që operojnë në komunë e Deçanit nuk kanë ndryshuar çmimet.

    “Kam një bashkëpunim tepër të mirë me pronarët e barnatoreve sepse kohë pas kohe iu kemi bërë thirrje të jenë kujdesshëm në çmimin e barnave. Por e kanë edhe nga një kontroll nga inspektoratet që të mos ketë ngritje të çmimeve dhe keqpërdorime të kësaj natyre. Nuk e kemi shqiptuar ndonjë gjobë deri tash sa i përket barnatoreve. Jemi takuar më shumë se 7-8 herë në këtë periudhë kohore edhe i kemi lutur por edhe ua kemi tërhequr vërejtjen sepse fundi i fundit jemi gjithë të këtij qytetit dhe po funksionojmë në këtë qytet. Mund të ketë vërejtje individuale mirëpo unë jam i kënaqur me ta në aspektin e sjelljes së tyre me produktin që ata e kanë treg”, shprehet Ramosaj.

    Situata e krijuara nga COVID-19 veç tjerash ka goditur edhe bizneset.

    Ramosaj derisa tregon për situatën me të cilën u përballën bizneset në Deçan, thotë edhe se komuna nuk ka një buxhet që i subvencionon, për çka i pari i komunës thotë t’i jetë drejtuar edhe Qeverisë dhe fondeve të ndryshme zhvillimore.

    “Bizneset janë më të goditura në këtë situatë. Kemi pas një pjesë dërmuese ka pas edhe reduktim të punëtorëve po ashtu kemi edhe kompani që për hir të kësaj situate nuk e ka bërë reduktimin me numrin e punëtorëve që i kanë pas. Nuk kemi pas ndonjë buxhet komunal që me bë ndonjë subvencionim për ta. Krejt çka kemi mundur të bëjmë ka qenë një ekspertizë, analizë ermes së cilës të kemi një kosto të saktë të humbjeve të këtyre bizneseve gjatë kohës së pandemisë. I jemi drejtuar edhe qeverisë edhe fondeve të tjera buxhetore qofshin evropiane apo të bankave të ndryshme zhvillimore që me na pas në kujdes. Buxheti i republikës së Kosovës e ka kryer një pjesë po tash po pritet edhe Pakoja e Rimëkëmbjes e cila do të duhej të ishte temë e kryer tash për shkak të mbijetesës sepse edhe shteti e ka për detyrim që këto biznese të cilat konsumojnë një numër të madh të punëtorëve me i përkrah”, tha ai./FrontOnline/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.