×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti i vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fillojnë së zbatuari gjatë muajve të ardhshëm.

    Këtë deklaratë, Hoti e ka bërë gjatë takimit me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

    Gjatë këtij takimi, i pari i ekzekutivit ka thënë se është një listë e gjatë e projekteve infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat komuniteti i biznesit dhe odat ekonomike, duhet të ndihmojnë në zbatimin e tyre.

    “Në fund atë që deshta të sjellë në vëmendje është një listë e zhvillimeve të marrëveshjeve ekonomike dhe politike që lidhen me Kosovën, për të cilën besoj që komuniteti duhet të jetë i përgatitur për këto zhvillime në muajt e ardhshëm.

    Ndoshta e kemi diskutuar edhe më herët për Marrëveshjen e Washingtonit. Është një listë bukur e gjatë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat komuniteti i biznesit dhe odat ekonomike duhet të na ndihmojnë dhe të jenë gati për të qenë pjesë e zbatimin e e këtyre marrëveshjeve, pjesë e procedurave”, ka deklaruar Hoti.

    Hoti e ka veçuar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.

    “Në veçanti hekurudhën dhe autostradën por edhe sjelljen e gazit në Prishtinë, por edhe hekurudha për në Durrës që janë projekte të mëdha dhe që kërkojnë përfshirje bukur të gjerë ndërsektoriale të bizneseve”, ka thënë Hoti gjatë këtij takimi./Gazeta Express

    Më poshtë janë pikat e pë​rmbajtjes së​ marrë​veshjes së​ në​nshkruar nga pala kosovare:

    Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

    -Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

    -Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

    -Autostradën e paqes

    -Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

    -Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

    -Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

    -Projekte shtesë dypalëshe

    -Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

    -Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

    -Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

    -Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

    -Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

    -Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

    -Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

    -Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

    -Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

    -Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

    -Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

    -Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

    -Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Për atentantin ndaj Marko Jablanoviqit në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim, Radoica Radomiroviq, gishtin e drejton kah Beogradi, por edhe ka Listën Serbe...
    Lajme06 Maj 2024
    Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rritur në tremujorin e parë të 2024-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Pavarësisht fushatave politike nga ana e Serbisë, e vendeve të tjera për të pamundësuar miratimin e rezolutës për Gjenocidin në Srebrenicë, në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë...
    Lajme06 Maj 2024
    Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit...
    Sport06 Maj 2024
    Bernd Leno është zotuar se do të tentojë që të ndalojë Manchester City që të afrohet në vetëm një ndeshje larg për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.