×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    6-vjeçarja bie nga 12 metra në dëborë, ngrihet mrekullisht dhe kthehet në shtëpi (video)

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Një vajzë e vogël gjashtë-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht rënies nga ballkoni prej të paktën 12 metra lartësi, falë një pirgu të lartë dëbore.

    Ngjarja është regjistruar në pamjet shokuese të kamerave të sigurisë, ku e vogla shihet që ngrihet shpejt në këmbë, shkund dëborën dhe rikthehet në shtëpi.

    Ajo sapo kishte rënë nga kati i katërt i një pallati apartamentesh në qytetin rus të Tomsk. Mediat lokale thonin se e vogla ishte vetëm në shtëpi.

    Vajza shihet që ka veshur një bluzë të hollë me mëngë të gjata, pantallona e çorape, kur bie në temperatura prej -6C në mbrëmjen e të shtunës.

    Por fatmirësisht ajo ngrihet në këmbë, kalon një gardh të ulët dhe ngadalë kthehet në apartamentin e saj në rrugën Karl Marx.

    Megjithse në video nuk shihen dëshmitarë, dikush do të ketë thirrur shërbimet e emergjencës pasi mediat thonin se ajo u dërgua më pas në spital, për t’u trajtuar për lëndimet.

    “Fëmija kaloi një natë në repartin e kujdesit intensiv, para se të vendosej në repartet e zakonshme. Doktorët arritën të stabilizojnë gjendjen e pacientit”, thanë burimet lokale duke shtuar kishte pësuar disa lëndime të vogla por jo fraktura.

    Autoritetet ruse thanë se vajza jetonte në ndërtesë me nënën e saj, e cila nuk ishte prezente gjatë rënies së fëmijës.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.