Në 7 ditët e fundit në komunën e Prizrenit, nga Coronavirusi kanë vdekur 12 qytetarë, kurse janë konfirmuar edhe 223 raste të reja, raporton Front Online.
Të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, (IKSHPK), tregojnë për rritje të rasteve si në gjithë Kosovën.
Kjo komunë është pjesë zonës së kuqe për nga rrezikshmëria e infektimit me Coronavirus.
Kujtojmë se masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kanë hyrë në fuqi më 13 nëntor, dhe pritet të rishikohen varësisht nga numrat të cilët shënohen ditëve dhe javëve në vazhdim.