×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri kërkon mbështetje nga Kroacia për anëtarësim në BE

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri dhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andreja Plenković.

    Tahiri ka thënë se në këtë takim diskutuan për historinë e përbashkët dhe për luftën çlirimtare të dyja vendeve.

    Po ashtu, sipas Tahirit u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Zëvendëskryeministri Tahiri tha se ka kërkuara nga kryeministri kroat të mbështesë Kosovën drejt anëtarësimit në BE.

    Postimi i plotë i tij:

    Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andreja Plenković.

    Gjatë takimit me Kryeministrin Plenković i rikujtuam momentet më të rënda të historisë̈ së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisë̈̈ të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore. U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.

    Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë̈ dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....
    Lajme03 Maj 2024
    Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.